
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka theksuar se rritja e rasteve ka ardhur si shkak i festës së Bajramit, lirimit të masave dhe rikthimit në punë të institucioneve, raporton Gazeta Blic.Ai para gazetarëve ka kërkuar nga qytetarët që t’i raspektojnë rekomandimet e IKSHP-së.
Sipas tij, disa mund ta kalojnë koronavirusin pa simptoma, ndërkaq të moshuarit, dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar dhe kësisoj ta ngarkoj sistemin shëndetësor.
Ramadani ka theksuar se nëse nuk respektohen masat e IKSHP-së, atëherë institucionet do të detyrohen t’i rikthejnë masat dhe kufizimet.Ai ka theksuar se qytetarët duhet të përdorin maskat mbrojtëse, derisa ka kërkuar ndihmën edhe nga ana e qytetarëve.