×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Nëse humori juaj ndryshon sipas stinëve, me siguri vuani nga ky lloj depresioni

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Shumë njerëz janë të njohur me çrregullimin afektiv sezonal ose SAD-in, si një formë depresioni që del në sipërfaqe gjatë dimrit. Por, ekziston një lloj tjetër i sëmundjes afektive sezonale që godet kur moti bëhet më i mirë. E kundërta e SAD është një gjendje që ndikon në humorin tuaj pasi temperaturat bëhen më të ngrohta.

    Ashtu si SAD që është i lidhur me dimrin, SAD-i që shfaqet në pranverë ose verë ndodh afërsisht në të njëjtën kohë çdo vit, që përkon edhe me stinët, thotë Dr. Marc Romano për Bustle. Edhe pse ka (teorikisht) më shumë dritë në pranverë, që zakonisht është një trajtim i shpejtë për SAD, një pjesë e vogël e njerëzve me këtë sëmundje ndikohen nga ndryshimet e humorit në muajt e ngrohtë. “Rreth 10% e personave me depresion sezonal e përjetojnë atë gjatë verës”, thotë Dr. Seema Sarin M.D., drejtore e mjekësisë në EHE Health.

    Cilat janë simptomat e çrregullimit afektiv sipas stinëve?

    “Depresioni SAD gjatë dimrit paraqet oreks të shtuar, hipersomni dhe energji të ulët, SAD-i në verë është e kundërta dhe konsiston në ulje të oreksit, pagjumësi dhe rritje të energjisë”, thotë Dr. Romano për Bustle. Të mos pasurit e energjisë dhe gjumit të mjaftueshëm mund të duket shumë OK për produktivitetin në muajt e verës, por në të vërtetë nuk është gjë pozitive për shëndetin tuaj të përgjithshëm.

    Çfarë e shkakton çrregullim afektiv sezonal veror?

    “Studime të ndryshme kanë provuar të shpjegojnë SAD-in e verës dhe kanë propozuar shkaqe të tilla si numri i lartë i poleneve, ekspozimi ndaj dritës së diellit, temperaturat e larta dhe ndryshimet në ritmet cirkadiane”, thotë Dr. Romano. “Studiuesit nuk dinë shkaqet e SAD-it në dimër, por ata teorizojnë që ndjenjat e depresionit mund të lidhen me sasinë e dritës që marrin njerëzit”, thotë Dr. Sarin. Ndryshimet në prodhimin e melatoninës, hormoni që rregullon gjumin e njeriut dhe stimulohet nga ekspozimi në rrezet e diellit, mendohet se janë arsyeja serioze për atë që qëndron pas ndryshimit të humorit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Të tjera
    Vip22 Nëntor 2024
    Banoret e shtëpisë më të madhe në vend, Rovena, Xheneta dhe Gresa janë fjalosur sa i përket punëve të shtëpisë. Teksa Gresa...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gazetari Lirim Mehmetaj ka publikuar edhe një vendim me të cilin motra e ministrit Xhelal Sveçla, Magbule Hyseni, është emëruar Zyrtare e...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashpër gjendjen aktuale në vend, duke theksuar nevojën për një model të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër raste të ndryshme, me një vlerë totale prej rreth...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Poloni, ka thënë se Kosova ka shënuar progres të shpejtë, ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.