×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhen marrëveshjet për bashkëfinancimin e projekteve kapitale nga Granti i Përformancës Komunale – Përfitojnë 23 komuna

    FrontOnline
    21 Prill 2020

    Sot janë nënshkruar marrëveshjet për bashkëfinancimin e projekteve kapitale nga Granti i Performancës Komunale, ku kanë përfituar 23 komuna.

    Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin e Ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal,  Emilija Redzepi dhe me kryetarët e komunave përkatëse, nënshkruan marrëveshjet për bashkëfinancimin e projekteve kapitale nga Granti i Performancës Komunale.

    “Granti i performancës bashkëfinancohet nga fondet publike në kuadër të buxhetit të MAPL-së dhe bashkëfinancohet nga tre donatorë: Qeveria Zvicerane, Qeveria Suedeze dhe Qeveria Norvegjeze. Granti do të mbështesë financiarisht implementimin e 43 projekteve kapitale të 23 komunave përfituese të cilat kanë arritur t’i përmbushin kriteret kualifikuese”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit.

    Tutje në njoftim thuhet se komunat në të cilat do të shpërndahen këto grante janë: Pejë, Junik, Lipjan, Gllogoc, Kaçanik, Gjilan, Mitrovicë e Jugut, Vushtrri, Hani i Elezit, Klinë, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Gjakovë, Suharekë, Malishevë, Viti, Graçanicë, Kllokot, Ranillug, Shtërpcë, Mamushë, dhe Leposaviq.

    “Për vitin 2020, ky grant, është në shumë prej 4,9 milionë euro. Këto marrëveshje janë vijimësi e veprimeve tona për maksimizim të mbështetjes së institucioneve lokale për shkak të rolit dhe funksioneve të tyre, që për shumë njerëz janë primare dhe të vetmet pika të kontaktit të drejtpërdrejtë me shtetin”, vijon njoftimi.

    Veç tyre, Rregullat e Grantit parashohin një shumë shtesë prej 10% të totalit të grantit për 3 komunat me performancën më të mirë në ofrimin e shërbimeve. Si rrjedhojë, 3 komunat që kanë arritur numrin më të madh të pikëve sipas performancës janë: Komuna e Pejës – vendi i parë; Komuna e Junikut – vendi i dytë dhe Komuna e Lipjanit – vendi i tretë.

    “Marrë parasysh veçantinë e grantit dhe kritereve të shpërndarjes, të cilat nuk bëhen sipas qasjeve preferenciale, por ndarje me themel meritor, ne do të vazhdojmë të ndjekim këtë mënyrë të përkrahjes së komunave, t’i nxisim autoritetet lokale për masa të reja produktive, qeverisje më të mirë, më transparente, më përfshirëse dhe më cilësore në ofrimin e shërbimeve”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.