×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënat gjakovare kërkojnë dënimin e kriminelëve serbë, nesër takim me Albin Kurtin

    FrontOnline
    29 Gusht 2020

    Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’ në Gjakovë , bën të ditur se më 30 gusht, në ditën ndërkombëtarë për persona të zhdukur, kërkon nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare që të shtojnë vëmendjen dhe të përfundojnë sa më parë procesin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, para se të bëjnë marrëveshje në bisedimet me palën serbe.

    “Kërkojmë që sa më parë kriminelët të dalin para gjyqit dhe të marrin dënimet për krimet e kryera kundër civilëve shqiptarë, në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kësaj shoqate.

    Kurse, gjatë ditës së nesërme, kjo shoqatë do të vizitohet nga ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takim ky që do të mbahet në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’ në Gjakovë, ku më pas do të pasohet me homazhe në Kompleksin Memorial të martirëve të kombit në Kodrën e Çabratit, ku do të bëhet edhe freskimi i pllakatit me fotografi të të ndjerëve.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Blerim Kuçi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga LDK dega në Suharekë, ku është shtuar...
    Lajme16 Maj 2025
    Eliza Hoxha, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka postuar në profilin e saj në Facebook dy fotografi, njëra nga samiti i...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Maltës, Robert Abela, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Osmani tha se me...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Gjykata Themelorë në Prishtinë, Departamenti Speciale, ka konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ndaj Muharrem Qerimit dhe Bedri...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Pandeli Majko, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, ka reaguar për herë të parë, pas humbjes së mandatit të...
    Vip16 Maj 2025
    Donaldi dhe Bora janë çifti më i pëlqyer nga publiku. Dyshja janë tejet aktiv në rrjete sociale, dhe sot Donaldi ndau në...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një bisedë të përbashkët...
    Lajme16 Maj 2025
    Eugen Cakolli, nga KDI, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se ish-ministrat që janë bërë deputetë në zgjedhjet e fundit s’janë...
    Lajme16 Maj 2025
    Sonte në orën 20:00, Festivali Sunny Hill do të publikojë zyrtarisht listën e plotë të artistëve që do të marrin pjesë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.