Në Zvicër në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19, raportojnë autoritetet përkatëse zvicerane.
Shifrat po vazhdojnë të ulen në Zvicër. Të dielën ishin regjistruar 99 raste të reja, ndërsa të shtunën 110. Të premten kishte 92 e të enjten ishte shifra më e lartë e javës 142.
Është njoftuar se dy persona janë shtrirë në spital në 24 orët e fundit. Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 33.634 raste me COVID-19, ndërsa 1688 kanë vdekur si pasojë e virusit.