×
  • Lajme
  • Lajme

    “Në tri ditët e ardhshme presidenti i jep mandatin LDK-së, Qeverinë e re e kemi javën e parë të majit”

    FrontOnline
    19 Prill 2020

    Analisti politik, Ramush Tahiri, për GazetaBlic ka thënë se në tri ditët e ardhshme, presidenti do ta kalojë mandatin tek partia tjetër, ndërsa i bindur tha se qeverinë e re Kosova do ta ketë javën e parë të majit.

    Tashmë kur Vetëvendosje po refuzon ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re dhe presidenti ka paralajmëruar se do të kërkojë përgjigje nga partia e dytë nëse e para dështon, Tahiri shprehet se të gjitha procedurat janë në rregull për ta dërguar tutje çështjen e mandatarit.

    “Unë pres që dy-tri ditët e ardhshme, mundet që nesër, presidenti t’ia japë mandatin LDK-së për me e formu qeverinë. LDK duhet ta caktojë një mandatar që presidenti ta dekreton dhe atëherë fillon afati 15 ditësh me bë koalicionin qeverisës, kabinetin e ministrave dhe me u votu në Kuvend. Pres që qeverinë e ardhshme ose votimin në Kuvend do ta kemi javën e parë të majit, ose më së largu deri 15 maj. Procedurat janë krejt në rregull, nuk i kuptoj që thonë se ka mangësi kushtetuese e ligjore aq më pak kur e ka dhënë një vendim në vitin 2014”, tha ai.

    “Lëvizjen e bënë presidenti, e ka çu letren tek VV, VV nuk i ka kthy përgjigje por e ka pranu letrën dhe ka komuniku për mënyrën e letrës. Afati i dërgimit dhe pranimit të letrës është 15 ditë, ka kalu dhe prej të hënës presidenti është i lirë mandatin e qeverisë me ia dhënë partisë tjetër”.

    Por, sipas Tahirit edhe pse VV-ja mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese, kjo e fundit nuk do ta vë për shqyrtim fare.

    “VV mundet me u anku në Gjykatën Kushtetuese dhe me kërku pezullimin e masës, por sipas meje, GJK nuk e merr fare në shqyrtim por në procesin paraprak e refuzon sepse thotë se ka vendosë një herë për këtë në 2014. VV mundet me e çu çështjen në Gjykatë, asgjë nuk mundet me bë tjetër”, shtoi ai.

    Ndërsa, ka pohuar për reagim të VV-së pas krijimit të qeverisë së re nga partitë e tjera të koalicionit të mundshëm LDK-AAK-Nisma.

    “VV ka me pasë reagim, uroj që VV të mos përdorë më gaz lotsjellës si më parë dhe mos me pasë masa të dhunshme. Por meqë ka qenë në pushtet, ka fitu përvojë dhe të gjitha reagimet i ka të ligjshme e parlamenatre, pa pasë nevojë të dalë në rrugë”, tha Tahiri

    Më shumë se tri javë kanë kaluar prej se Kosova është me Qeveri të shkarkuar pasi 2/3 e deputetëve të Kuvendit vendosën për rrëzimin e saj.

    Sot, Lideri i LDK’së, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka asnjë dilemë se do ta marrë mandatin për të formuar Qeverinë e re posa të mandatohet nga Shefi i Shtetit bazuar në Kushtetutë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.