×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në SHBA gati 70.000 të vdekur, OBSH-ja bën thirrje të rishikohen rastet e fundvitit

    FrontOnline
    05 Maj 2020

    Presidenti Donald Trump, sot do të udhëtojë jashtë Washingtonit, për herë të parë pas më shumë se një muaj izolimi, ku do të vizitojë fabrikën e prodhimit të maskave Honeywell në Phoenix të Arizonës, ka raportuar NBC News.

    Planet e tij të udhëtimit u bënë kur numri i vdekjeve në SHBA si pasojë e koronavirusit, iu afrua shifrës 70.000. Aktualisht në SHBA janë regjistruar 69.925 vdekje, përderisa në nivel global janë mbi 250.000.

    Bizneset në disa shtete, përfshirë Floridan dhe Kalifornian, kanë rihapur dyert e tyre, me shpresë për të rikthyer klientët. Furnizuesi kryesor i mishit Tyson Foods ka raportuar rënie të madhe të të ardhurave dhe kjo ka ngjallur më shumë frikë në Amerikë për zinxhirin e furnizimit me ushqime.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë inkurajoi vendet që të kontrollojnë të dhënat e fundit të vitit 2019 në lidhje me rastet me COVID-19, duke thënë se kjo do t’i jepte botës një “pamje të re dhe më të qartë” të shpërthimit të virusit.

    Komentet e zëdhënësit të OBSH-së Christian Lindmeier erdhën pasi një spital francez rishikoi mostrat e vjetra nga pacientët me pneumoni dhe zbuloi se person ishte prekur me koronavirus më 27 dhjetor, gati një muaj para se qeveria franceze të konfirmonte rastet e saj të para.

    “Është e mundur që të gjenden më shumë raste të hershme”, tha Lindmeier gjatë një konference në Gjenevë, duke thënë se raporti kishte dalë nga Franca.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.