×
  • Lajme
  • Lajme

    Në QKUK përfituan nga 300 euro ndihmë recepsionistë e inkasantë që ishin të liruar nga puna

    FrontOnline
    07 Maj 2020

    Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë përfituar nga 300 euro ndihmë edhe punëtorë që ishin të liruar nga puna, sikurse janë recepsionistë, administratorë, inkasantë, etj.QKUK thotë se këto raste do të korrigjiohen, ndërsa Ministria e Financave kërkon të futen në lista vetëm personat e ekspozuar ndaj rrezikutMjekët, infermierët, punëtorët teknikë dhe të tjerë që ishin në vijën e parë të frontit kundër koronavirusit, e mirëpritën vendimin e Qeverisë për ndihmë nga 300 euro, ndonëse nuk ishin të kënaqur me shumën.

    Por të kënaqur duket të jenë disa punëtorë që ishin të liruar nga puna, por u futën në lista dhe përfituan nga 300 euro, shkruan Gazeta Shneta.Ndihmë nga shteti në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, krahas mjekëve dhe infermierëve, përfituan nga 300 euro ndihmë edhe recepsionistë, administratorë e inkasatantë.Kjo është konfirmuar edhe nga Shefi i Financave në QKUK Sherif Bytyqi.

    Bytyqi ka thënë se janë duke i kontrolluar dhe evidentuar të gjitha rastet të cilat po kualifikohen si raste që duhet korrigjiuar sipas kushteve dhe kritereve të masës 6 të pakos emergjente të Qeverisë.
    “Deri më tani janë evidentuar se në administratë kemi disa raste ku janë shpërblyer dhe atë 3 recepsionistë dhe 3 administratorë si dhe në financa 3 inkasant të cilët kanë qenë të liruar. Për të gjitha këto raste dhe raste të tjera të cilat janë duke u hulumtuar jo vetëm në administratë por edhe në klinika, shërbime teknike, barnatore etj, në bashkëpunim me të gjithë stafin udhëheqës do të korrigjohen të gjitha ato raste të cilat nuk janë në harmoni me masën e cekur më lartë”, ka deklaruar Bytyqi.Ai ka thënë se udhëheqësit dhe menaxherët e njësive duhet të respektojnë kriteret e masës 6 të pakos emergjente.

    “Secili udhëheqës do të respektoj kriteret e masës 6 dhe është përgjegjës për zbatimin e tyre për stafin që udhëheq. Për këtë i tërë stafi udhëheqës është i njoftuar me masën 6, kriteret e saj dhe kërkesën e konfirmimeve nga ta për stafin e tyre të cilat konfirmime duhet secili t’i dorëzojë dhe atë edhe për korrigjimet eventuale, qoftë për largimin apo shtimin e ndonjërit punëtor, por përherë konform kritereve të masës 6”, ka deklaruar Bytyqi.QKUK ka bërë të ditur për Gazetën Shneta se zgjidhje do të bëj edhe për disa bartës të pacientëve të Klinikës Emergjente, të cilët kanë kontratë me kompaninë e sigurimit. “Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka percjell listat në Ministrinë e Financave dhe kur të kryhen pagesat për të gjitha shërbimet e kontraktuara nga QKUK, do të kryhen edhe për ta”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

    Në anën tjetër Ministria e Financave ka deklaruar për Gazetën Shneta se deri më tani janë realizuar pagesat për 21,474 punëtorë të sektorit publik.MF deklaron se kriter nuk është vetëm profili profesional dhe në lista mund të përfshihen punëtorë të administratës që kanë kontakt direkt me pacientin.“Punëtorët e administratës, p.sh. ata që punojnë në zyre e merren me logjistike ose diçka ngjashëm që do të thotë nuk kanë pasur kontakt direkt me pacientë ose nuk kanë qenë të ekspozuar direkt ndaj rrezikut me infektim, nuk janë përfshirë në këto lista.

    Mund të përfshihen vetëm personat që bëjnë pranimin e pacientëve dhe dokumentacionin e tyre, pasi që ata kanë kontakt direkt me pacientin”, ka deklaruar zëdhënësi i MF-së Muharrem Shahini.“Vlen të theksohet se nuk ka qenë vetëm profili si kriter për të përfituar pasi që kanë përfituar mjek, infermier, pastrues, punëtorë sigurimi. Por mundë të ketë pasur edhe mjek qe nuk kanë përfituar për arsye se kanë qenë në pushim gjatë kësaj kohe dhe nuk kanë punuar, prandaj nuk do të thotë se përzgjedhja është bërë në bazë të profesionit”, ka deklaruar Shahini.

    Qeveria e Kosovës ka marr vendim më 14 prill për pakon emergjente fiskale në të cilën në pikën 6 është vendosur “Sigurimi i shtesës mbi pagën në vlerë 300 euro për punonjësit e sektorëve esencial të cilët janë ekspozuar drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit (2 muaj).

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se zyrtarisht do ta propozojnë për president, Glauk Konjufcën. Në një njoftim për media, LVV thekson se zgjedhjet...
    Lajme04 Mars 2026
    Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka dalë nga objekti i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ai ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00. Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje...
    Të tjera
    Sport04 Mars 2026
    Stadiumi më i madh i futbollit në botë është pothuajse i përfunduar dhe duket spektakolar. “Trong Dong Stadium” në Hanoi, Vietnam, po...
    Lajme04 Mars 2026
    E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka vazhduar takimet me ministrat e rinj të kabinetit Kurti 3. Pas takimeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Christopher Kelly i cili është zyrtar i Prokurorisë dhe merret me hetimin e forenzikës digjitale, ka pohuar se gjatë ekzaminimeve nuk ka...
    Sport04 Mars 2026
    Franco Mastantuono është pezulluar me dy ndeshje nga Komiteti Spanjoll i Garave për qëndrime përbuzëse ose shpërfillëse ndaj gjyqtarit gjatë ndeshjes së fundit...
    Lajme04 Mars 2026
    Njoftimi i Arsim Bajramit: Të dashur miq, Duke qenë se dy partitë kryesore parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, nuk...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth konfirmoi se një nëndetëse amerikane ka fundosur një anije luftarake iraniane në Oqeanin Indian, ndërsa deklaroi...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.