×
  • Lajme
  • Lajme

    Në pikën kufitare në Mutivodë që dy muaj nuk ka ujë, Policia fajin ia hedhë investitorit

    FrontOnline
    18 Gusht 2020

    Në korrik të vitit 2020, Dogana e Kosovës ka vendosur që të hap edhe dy pikë kalime kufitare plotësuese, një në Mutivodë dhe një në Muqibabë të cilat do të shfrytëzohen vetëm për udhëtarë privat.

    Dogana kishte bërë të ditur se pikë kalimi kufitar i Mutivodës do të jetë i hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00 për të gjitha automjetet jo komerciale.

    Por jo të gjitha punët po shkojnë mirë në këtë pikë Kufitare.

    Aty tash e gati dy muaj nuk ka asnjë pikë ujë. Duke u gjendur në një situatë të tillë, punonjësit që punojnë aty duhet që me bidonë të furnizohen me ujë të pijes dhe për nevoja të tjera personale.

    E fajin për gjithë këtë problematik siç duket e ka investitori. Bëhet fjalë për UNOPS-in.

    Në një përgjigje nga Policia e Kosovës dhënë për Express thuhet se me datë 16 qershor janë dëmtuar pompat të cilat e bëjnë furnizimin me ujë në objektin e këtij pikë kalimi kufitar.

    Nga Policia e Kosovës thonë se e ka njoftuar investitorin për këtë defekt, mirëpo ende nuk është bërë asgjë për këtë çështje.

    “….kemi kërkuar nga UNOPS-it te intervenohet ne rregullimin e tyre, sepse pajisjet ne objekte janë nene garancion nga ana e investitorit. Kompania e kontraktuar nga UNOPS-i ka tërhequr pompat prej PKK. Mutivod te cilat janë dërguar për riparim, mirëpo ende nuk janë kthyer ne vend, sipas njoftimeve nga UNOPS-it pritet shume shpejt pompat te kthehen ne vend dhe te jene funksionale”, thuhet në përgjigjen e PK’së dhënë Expressit.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.