×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Karaçevë dyshohet se u futën kontrabandë edhe gjedhe të sëmura nga Serbia

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, s’ishte vepra e vetme të cilën dyshohet ta ketë kryer grupi i të arrestuarve të premten në Karaçevë të Kamenicës. Shumë prej të arrestuarve dyshohen edhe për kontrabandim me mallra nga Serbia, kryesisht kafshë. Në mesin e tyre edhe kafshë të sëmura.

    Policia e Kosovës të premten arrestoi 35 persona në këtë fshat në zonën kufitare me Serbinë. Në mesin e tyre ishin 12 policë.

    Mësohet se Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj 30 prej tyre. Në arsyetim është thënë se për rastin janë siguruar prova të mjaftueshme, që dëshmojnë veprat e tyre.

    Sipas Prokurorisë, të pandehurit në mënyrë të organizuar kishin ndarë detyrat e tyre mes vete, të lidhur me persona zyrtarë (policë) duke ua lehtësuar funksionimin. Pikëkalimi kufitar me Serbinë, sipas Prokurorisë, ka shërbyer si lehtësim për kontrabandim me mallra. Në arsyetim theksohet se kryesisht mallrat e kontrabanduar janë futur nga Serbia në Kosovë. Bëhet fjalë për kafshë duke i bartur me kamionë, traktorë apo edhe në këmbë. Pas kësaj ata dyshohet se i kishin dërguar nëpër thertore si dhe fabrika për prodhim të produkteve të mishit në qendra të ndryshme të Kosovës, raporton Koha.

    Pos veprës së kontrabandimit, ata dyshohen edhe për rrezikim të sigurisë së përgjithshme, pasi që dyshohet se në mesin e kafshëve të tregtuara “ka pasur raste që janë transportuar edhe gjedhe të sëmura”.

    Theksohet se në Karaçevë kanë funksioniuar katër kazino qe një vit, ndërsa numri i tyre është rritur në 14 sosh, e ku dyshohet se janë humbur me mijëra euro.

    Pos kësaj, aty janë zhvilluar aktivitetet ilegale edhe në kohën e pandemisë së koronavirusit, duke u shkelur edhe masat e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit.

    Sipas Prokurorisë, baza ligjore për paraburgimin e tyre përmbushet sepse në këtë çështje me gjetjen e të pandehurve, nëse ata do të ishin në liri, do të mund të kishte pasoja si shkatërrim, fshehje, ndryshim apo falsifikim të provave materiale.

    Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj policëve: F.L., H.K., S.K., I.S., F.K., A.K., F.Z., R.Th., S.G., S.N., S.M., Z.A. dhe të pandehurve tjerë: D.S., A.Th., A.S., B.S., F.S., A.S., N.K., S.D., B.S., F.S., Sh.S., E.K., F.S., V.S., Y.Th., Rr.G., L.G., N.Ç.

    Nga Rubrika
    Lajme01 Qershor 2025
    Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votat për shumicë parlamentare, kjo është dëshmuar 24 herë – kaq ka dështuar Albulena Haxhiu të zgjidhet...
    Lajme01 Qershor 2025
    Java e ardhshme pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike. Sipas IHMK-së indeksi UV do të jetë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Të tjera
    Lajme01 Qershor 2025
    Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali do të marrë pjesë në pjesë në Forumin e Tretë Ndërkombëtar për “Gratë, Paqen dhe Sigurinë” që...
    Lajme01 Qershor 2025
    Në tregun e turizmit në Kosovë ekzistojnë prej vitesh disa kompani që, përkundër kohës së gjatë të operimit, nuk kanë arritur asnjëherë...
    Lajme01 Qershor 2025
    Arabia Saudite ka ndaluar më shumë se 269,000 njerëz pa leje për pelegrinazhin vjetor të Haxhit të hyjnë në Mekë. Kështu siç...
    Lajme01 Qershor 2025
    Blerta Rexha është 24-vjeçarja e cila vdiq pas një vetaksidenti që ndodhi sot në rrugën Drenas-Skenderaj, saktësisht në fshatin Polluzhë. Vdekjen e...
    Lajme01 Qershor 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Tanzanisë, Mahmoud Thabit Kombo. Sipas një njoftimi nga ana e presidentes,...
    Lajme01 Qershor 2025
    Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.