×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Në BE pesë, në Maqedoni 4.2 shtretër spitalorë në 1.000 banorë

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Në nivelin e BE-së, ka mesatarisht pesë shtretër spitalore për 1.000 banorë. Më shumë kanë Gjermania dhe Bullgaria me mbi shtatë, ndërsa më pak Suedia dhe Danimarka me nën 2.5 shtretër për 1.000 banorë, përcjell AIM.

    Vendi ynë me 4.2 shtretër spitalor për 1.000 banorë është diku në mes. Nga rajoni, Serbia ka 5.6 shtretër spitalorë për 1.000 banorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 3.9 dhe Shqipëria me 2.8 – në vitin 2013, për kur ka për herë të fundit të dhëna.

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2018 në vendin tonë ka rritje të numrit të mjekëve, por rënie të numrit të shtretërve spitalorë për 1.000 banorë.

    Numri i mjekëve në vitin 2018 është 6.364, nga të cilët 3.831 janë specialistë. Kështu që, numri i mjekëve për 1.000 banorë është 3.1, që është një rritje në krahasim me vitin 2008, kur kishte 2.6. Ne, sipas të dhënave për uljen e numrit të shtretërve spitalorë në krahasim me dhjetë vjet më parë, nga 4.5 për 1.000 banorë në vitin 2008, në 4.2 në vitin 2018, tregojnë të dhënat e ESHS.

    Në nivelin e BE-së, numri mesatar i shtretërve spitalorë është 5 për 1.000 banorë, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018. Mbi 7 shtretër spitalorë në BE në vitin 2018 kishte Bullgaria – 7.5, Austria – 7.2 dhe Hungaria – 7, ndërsa Gjermania në vitin 2017, kur janë të dhënat më të fundit, mban rekordin në BE me 8 shtretër spitalorë për 1.000 banorë. Në anën tjetër të shkallës janë Danimarka me 2.4, Italia me 3.1 dhe Greqia me 4.1 shtrat spitalor për 1.000 banorë.

    Në nivelin e BE-së, Greqia ka më së shumti mjekë për 1.000 banorë – 6, e ndjekur nga Austria me 5.2 dhe Norvegjia me 4.8, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2018. Gjermania ka 4.3, ndërsa Spanja – 4 dhe Italia – 3.9. Në skajin tjetër të shkallës janë Mbretëria e Bashkuar me 2.8, Rumania me 3 dhe Franca me 3.1 mjekë për 1.000 banorë në 2018.

    Në rajonin me më shumë mjekë, Greqia pasohet nga Bullgaria me 4.2, Kroacia me 3.4, Sllovenia me 3.1, Serbia me 2.9 dhe Mali i Zi me 2.8 mjekë për 1.000 banorë. Nuk ka të dhëna për Kosovën, ndërsa Shqipëria ka 1.2 në vitin 2013, për kur për herë të fundit kishte të dhëna.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.