×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë kapen barna me banderola të Shqipërisë e Serbisë

    ENIS VELIU
    23 Gusht 2026

    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që sipas raportit zyrtar, nuk ishin të autorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës, raporton portali Front Online.

    Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore

    Raporti i Inspektoratit Farmadeutik per barnatoren Mati Pharm

    Inspektimi është kryer më 13 maj 2026 në barnatoren në rrugën “Nëna Tereza”, pronë e Astrit Matit. Bazuar në raportet e Inspektoratit Farmaceutik të Kosovës shihet qartë se ggjetjet ishin konkrete: produkte pa banderolë të Republikës së Kosovës, produkte me banderolë të Shqipërisë dhe produkte me banderolë të Serbisë.  Në raportin e hartuar Inspektorati thotë se subjekti nuk ka ofruar dëshmi për prejardhjen e këtyre produkteve, raporton portali Front Online.

    Sipas raportit zyrtar në kohën e kontrollit në barnatore ishte farmacistja përgjegjëse Nita Xharra, me licencë pune RKS-0607-18. Produktet e dyshuara si të paautorizuara nuk janë vetëm përmendur në raport: ato janë regjistruar në pesë lista të veçanta konfiskimi, me numrat 004458, 004459, 004460, 004461 dhe 004462. Sipas Inspektoratit, mbajtja e këtyre produkteve ishte në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Udhëzimit Administrativ për qarkullimin farmaceutik me pakicë, raporton portali Front Online.

    Raporti shoqërohej me Vendimin me gjobë nr. 10/JG-001-26.

    Inspektorati urdhëroi pronarin dhe farmacisten përgjegjëse që të operonin vetëm me produkte medicinale në përputhje me legjislacionin dhe të njoftonin institucionin me shkrim për plotësimin e rekomandimeve.  Dosja përmban edhe listat shumëfaqëshe të barnave të konfiskuara, ku produktet janë regjistruar sipas emrit, prodhuesit, dozës, formës, numrit serik dhe afatit, raporton portali Front Online.

    Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 62

     

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Hulumtime 21 Gusht 2026
    Komuna e Gjakovës ka hapur procedurën e prokurimit për kontratën publike kornizë “Rrënimi i objekteve pa leje”, por një analizë e Dosjes...
    Hulumtime 20 Gusht 2026
    Komuna e Prizrenit e nisi një tender trevjeçar për sigurimin fizik të objekteve të shëndetësisë, duke deklaruar zyrtarisht se projekti do të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.