
Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi të prejardhjes, barna me banderola të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë, infuzione të destinuara vetëm për spitale, toksinë botulinike, si dhe dhjetëra raste ku barnat shpërndaheshin nga teknikët në mungesë të farmacistëve të licencuar. Dokumentet e siguruara nga Front Online tregojnë se disa subjekte u mbyllën, produkte të shumta u konfiskuan dhe u shqiptuan gjoba, ndërsa në raste të caktuara në kontrolle u përfshinë edhe Policia, Dogana dhe njësitë kundër krimeve ekonomike.
“Alba & Tina” punonte pa farmaciste të licencuar, gjobitet nga Inspektorati
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Alba & Tina”, në Prizren, ishte duke ushtruar veprimtarinë pa praninë e farmacistes përgjegjëse dhe pa ndonjë farmacist tjetër të licencuar, raporton portali Front Online. Sipas dokumenteve të siguruara shihet se kontrolli ishte zhvilluar më 21 maj 2025, ndërsa raporti përfundimtar ishte hartuar më 3 qershor 2025. Gjatë inspektimit, barnatorja ishte gjetur e hapur dhe duke operuar, por në lokal ishte e pranishme vetëm Florentina Krasniqi, teknike e farmacisë dhe njëherësh pronare e barnatores.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Alba & Tina
Sipas dokumentit, farmacistja përgjegjëse e deklaruar në licencën e barnatores ishte Alba Berisha, por ajo nuk ishte në vendin e punës në momentin e kontrollit. Inspektorët kanë evidentuar se barnatorja nuk kishte as farmacist të autorizuar si zëvendësues. Florentina Krasniqi u kishte deklaruar inspektorëve se subjekti nuk kishte autorizuar ndonjë farmaciste apo farmacist zëvendësues. Kjo nënkupton se, në momentin kur barnatorja po ofronte shërbime, aty nuk ishte i pranishëm asnjë profesionist me të drejtë ligjore për të mbikëqyrur dhënien e barnave. Në raport thuhet se barnatorja kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, i cili kërkon që gjatë gjithë orarit të punës të jetë i pranishëm farmacisti i licencuar. Inspektorët kanë kontrolluar licencën e barnatores, certifikatën e biznesit, licencën e farmacistes përgjegjëse, licencën e teknikes së farmacisë, dokumentacionin, produktet dhe pajisjet medicinale. Barnatorja kishte licencë valide të veprimtarisë, por problemi i evidentuar ishte mënyra se si po funksiononte në momentin e kontrollit, pa farmacist të licencuar në lokal. Përmes procesverbalit me numër serik 0016102, pala është urdhëruar të punojë në përputhje me legjislacionin përkatës, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka gjetur një produkt medicinal ilegal dhe ka konstatuar mungesën e farmacistit përgjegjës gjatë një kontrolli në barnatoren “Almir Pharm” në Prizren. Inspektimi ishte realizuar më 27 qershor 2025, ndërsa raporti zyrtar mban datën 21 korrik 2025. Kontrolli ishte fokusuar në praninë e stafit profesional, produktet dhe pajisjet medicinale, si dhe në dokumentacionin e barnatores, raporton portali Front Online. Gjatë inspektimit është konstatuar se farmacisti përgjegjës nuk ishte i pranishëm në vendin e punës, ndonëse barnatorja ishte e hapur dhe po ofronte shërbime.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Almir Pharm
Sipas raportit, shërbimin farmaceutik në atë moment e ofronin Ilzan Bajrami, teknike e farmacisë, dhe Almir Vujiçi, teknik i farmacisë. Rregullat në fuqi kërkojnë që barnatorja të ketë një farmacist të licencuar të pranishëm gjatë gjithë orarit të punës. Teknikët e farmacisë nuk mund ta zëvendësojnë në mënyrë të pavarur rolin dhe përgjegjësinë ligjore të farmacistit, raporton portali Front Online. Përveç mungesës së farmacistit, inspektorët kanë gjetur edhe produktin medicinal “Elicea”, pa banderolën e Republikës së Kosovës, raporton portali Front Online. Produkti ishte pjesërisht i përdorur. Në raport përshkruhet si një kuti me 16 tableta të mbetura, e cila është klasifikuar si produkt ilegal dhe është konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar mbylljen e barnatores “Beka”, në Prizren, pasi ajo ishte gjetur duke operuar pa praninë e farmacistes përgjegjëse ose të një farmacisti zëvendësues. Kontrolli ishte realizuar më 26 mars 2025, ndërsa raporti zyrtar ishte hartuar më 1 prill 2025. Inspektimi ishte iniciuar për monitorimin e zbatimit të një vendimi të mëhershëm. Gjatë kontrollit, barnatorja ishte e hapur dhe shërbimi farmaceutik po ofrohej pa farmaciste të licencuar. Në lokal ishte gjetur vetëm Nysrete Kasolli, teknike e farmacisë, e cila sipas raportit ishte edhe pronare e barnatores.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Beka
Farmacistja përgjegjëse e regjistruar, Blerta Haxha Mahmutaj, nuk ishte e pranishme. Inspektorët nuk gjetën as ndonjë farmacist tjetër të autorizuar si zëvendësues, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0015757, Inspektorati Farmaceutik ka urdhëruar që barnatorja të mbyllet deri në ardhjen e farmacistes përgjegjëse ose të një farmacisti të autorizuar si zëvendësues. Raporti konstaton se funksionimi pa farmacist përbënte shkelje të Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Ligjit për Shëndetësi dhe udhëzimit administrativ për funksionimin e barnatoreve. Ligji përcakton se barnatorja duhet të ketë farmacist të licencuar gjatë gjithë orarit të punës, ndërsa barnat e përshkruara mund të jepen vetëm nga farmacisti ose në praninë e tij, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Eli Pharm” në Prizren, ishte duke operuar pa praninë e farmacistit përgjegjës dhe pa ndonjë farmacist tjetër të autorizuar si zëvendësues, raporton portali Front Online. Inspektimi ishte realizuar më 21 maj 2025, ndërsa raporti zyrtar ishte përpiluar më 20 qershor 2025. Gjatë kontrollit, barnatorja ishte gjetur e hapur, ndërsa shërbimet farmaceutike po kryheshin në mungesë të farmacistit përgjegjës, Egzon Morina, apo të ndonjë farmacisti zëvendësues. Në lokal ishte e pranishme vetëm Elhame Halimi, teknike e farmacisë, me licencë pune KO-23166-05-4, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Eli Pharm
Sipas Inspektoratit, funksionimi i barnatores në këto rrethana ishte në kundërshtim me dispozitat ligjore që kërkojnë praninë e farmacistit të licencuar gjatë gjithë orarit të punës. Barnatorja posedonte licencë valide të veprimtarisë, ndërsa edhe farmacisti përgjegjës Egzon Morina kishte licencë të vlefshme pune. Megjithatë, sipas raportit, problemi ishte se barnatorja po funksiononte pa të në momentin e kontrollit, raporton portali Front Online. Në pjesën e rekomandimeve, Inspektorati thekson se raportin e shoqëron vendimi me gjobë nr. 10/AXH-009/PF-25, i shqiptuar ndaj farmacistit përgjegjës të barnatores, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konfiskuar produkte medicinale të paautorizuara gjatë një kontrolli në barnatoren “Hasi Pharm”, në fshatin Romaj të Prizrenit, raporton portali Front Online. Inspektimi ishte realizuar më 11 prill 2025, ndërsa raporti zyrtar mban datën 28 prill 2025. Ndryshe nga disa raste të tjera, barnatorja ishte gjetur e hapur në praninë e farmacistes përgjegjëse, Xheneta Karavidaj, e cila po ofronte shërbimin farmaceutik. Mirëpo, gjatë kontrollit të hapësirave, produkteve dhe pajisjeve medicinale, inspektorët kanë gjetur produkte që nuk ishin të autorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Hasi Pharm
Sipas raportit, në barnatore janë gjetur produkte medicinale: pa banderolë, me banderolë të Republikës së Shqipërisë. Të gjitha produktet e evidentuara janë regjistruar në listën përmbledhëse të mallit të konfiskuar dhe janë marrë nga Inspektorati Farmaceutik, raporton portali Front Online. Raporti nuk e jep në pjesën narrative numrin e saktë të kutive apo emërtimet e të gjitha produkteve, por dokumentit i është bashkëngjitur një listë e veçantë një faqëshe dhe fotografi të produkteve të konfiskuara. Gjatë kontrollit, inspektorët kanë verifikuar edhe zbatimin e Ligjit për Çmimin e Produkteve Medicinale. Në raport thuhet se barnatorja kishte filluar aplikimin dhe vendosjen e çmimeve sipas listës zyrtare të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Përmes procesverbalit me numër 0015698, subjekti është urdhëruar që në barnatore të punojë vetëm me produkte dhe pajisje medicinale në pajtim me legjislacionin në fuqi, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar shkelje serioze në barnatoren “Jara Pharmacy 5”, në rrugën “Transiti”, në Landovicë të Prizrenit. Kontrolli ishte realizuar më 11 mars 2025, nga ora 14:12 deri në 14:50, ndërsa raporti zyrtar ishte hartuar më 4 prill 2025. Gjatë inspektimit, barnatorja ishte gjetur e hapur, por në të nuk ishte e pranishme farmacistja përgjegjëse dhe as ndonjë farmacist tjetër i autorizuar si zëvendësues. Shërbimi farmaceutik po ofrohej nga teknikja e farmacisë, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Jara Pharmacy 5
Sipas raportit, teknikja u kishte deklaruar inspektorëve se barnatorja nuk kishte të angazhuar farmacist zëvendësues. Farmacistja përgjegjëse, Gentiana Tafaj, kishte mbërritur në barnatore rreth dhjetë minuta pas fillimit të kontrollit. Ajo u kishte deklaruar inspektorëve se orari i saj i punës ishte nga ora 08:00 deri në 16:00 dhe se barnatorja nuk kishte farmaciste të autorizuar si zëvendësuese. Në raport është evidentuar edhe deklarata se, kur ajo nuk ishte e pranishme në barnatore, barnat shpërndaheshin nga tekniket e farmacisë, raporton portali Front Online. Barnatorja kishte licencë valide të veprimtarisë, ndërsa Gentiana Tafaj kishte licencë të vlefshme si farmaciste përgjegjëse. Megjithatë, Inspektorati ka konstatuar se subjekti kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe Ligjin për Shëndetësi, për shkak se barnatorja ishte gjetur duke operuar vetëm me teknike të farmacisë. Përmes procesverbalit me numër 0005477, pala është urdhëruar që të operojë vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Raporti thekson se dokumentacionit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/KI-005-25, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar kontroll në qendrën e fitnesit “Lets Go Gym”, në rrugën “Qendra Tregtare Abi Çarshia” në Prizren, pas një kërkese të Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës. Raporti zyrtar mban datën 8 korrik 2025, ndërsa nga procesverbali rezulton se inspektimi ishte kryer më 19 qershor 2025. Qëllimi i kontrollit ishte verifikimi i informatave se brenda ambienteve të fitnesit po mbaheshin dhe shiteshin produkte medicinale pa autorizimin përkatës.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Lets Go Gym
Inspektori ka zhvilluar bisedë me pronarin e subjektit, Astrit Bytyqi, ka kontrolluar dokumentacionin dhe ka verifikuar produktet e gjetura në ambientet e qendrës, raporton portali Front Online. Sipas raportit, gjatë kontrollit janë evidentuar produkte që konsideroheshin medicinale dhe që po tregtoheshin në një subjekt i cili nuk ishte i licencuar si barnatore apo qarkullues farmaceutik. Një qendër fitnesi nuk mund të furnizojë, mbajë për shitje ose shpërndajë produkte medicinale pa licencën e lëshuar nga autoritetet kompetente, raporton portali Front Online. Nga përmbajtja e procesverbalit rezulton se produktet e evidentuara janë marrë gjatë kontrollit për trajtim të mëtejshëm dhe si dëshmi në procedurë. Inspektorati ka urdhëruar që subjekti të mos vazhdojë mbajtjen ose shitjen e produkteve medicinale pa autorizim, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka zbuluar produkte medicinale të paautorizuara, një produkt me toksinë botulinike dhe pajisje për trajtime estetike gjatë një kontrolli në barnatoren “Miri D04 Pharm”, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Prizren, raporton portali Front Online. Inspektimi ishte kryer më 29 gusht 2025, pas një ankese të pranuar nga Inspektorati, ndërsa raporti përfundimtar mban datën 29 shtator 2025. Gjatë kontrollit ishte i pranishëm farmacisti përgjegjës Ismail Musliu, i cili po ofronte shërbimin farmaceutik. Barnatorja kishte licencë valide, ndërsa edhe farmacisti përgjegjës kishte licencë të vlefshme pune.
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Miri d04
Megjithatë, kontrolli i rafteve, hapësirave dhe dokumentacionit ka nxjerrë në pah produkte për të cilat subjekti nuk kishte ofruar dëshmi të prejardhjes dhe autorizimit për tregun e Kosovës, raporton portali Front Online. Në mesin e produkteve të paautorizuara, Inspektorati ka evidentuar edhe: Botulinum Toxin Type A 100 IU Inj, të prodhuesit Bermax, me numër serik DM25001 dhe me afat skadence në shkurt të vitit 2028. Sipas raportit, ishte gjetur një kuti e këtij produkti pa banderolë të Republikës së Kosovës. Produkti me toksinë botulinike përdoret në procedura të caktuara mjekësore dhe estetike, por qarkullimi i tij duhet të bëhet vetëm nëpërmjet kanaleve të autorizuara dhe me dokumentacion të plotë për prejardhjen dhe regjistrimin, raporton portali Front Online. Pas konstatimit të produkteve ilegale, në vendin e ngjarjes është ftuar Dogana e Kosovës – Antikontrabanda Qendrore. Zyrtarët doganorë kanë bërë konfiskimin e produkteve medicinale të paautorizuara, raporton portali Front Online. Gjatë kontrollit të depos së barnatores, inspektorët kanë parë pajisje dhe certifikata të destinuara për trajtime estetike dhe kozmetike. Për këtë arsye, në vendin e ngjarjes është ftuar edhe Inspektorati Shëndetësor, i cili është ngarkuar që të vazhdojë procedurat brenda kompetencave të veta. Kjo pjesë e raportit ngre dyshime se hapësirat e lidhura me barnatoren mund të jenë përdorur edhe për shërbime estetike, përtej veprimtarisë së zakonshme të shitjes së barnave. Raporti nuk konfirmon nëse trajtimet ishin kryer realisht dhe as kush i realizonte ato, por konfirmon praninë e pajisjeve dhe dokumentacionit përkatës. Përmes procesverbalit me numër 0016726, subjekti është urdhëruar që në barnatore të punojë vetëm me produkte medicinale të autorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Pharmacy AN & BI” në Prizren, ishte duke operuar pa praninë e farmacistes përgjegjëse dhe pa ndonjë farmacist tjetër zëvendësues. Inspektimi ishte zhvilluar më 13 mars 2025, nga ora 11:10 deri në orën 11:30, ndërsa raporti përfundimtar ishte përpiluar më 8 prill 2025. Kontrolli ishte planifikuar dhe subjekti ishte njoftuar paraprakisht përmes telefonit dhe postës elektronike, raporton portali Front Online. Në kërkesën për shtyrje, përfaqësuesja e subjektit kishte deklaruar se barnatorja nuk mund të mbahej e hapur, pasi farmacistja përgjegjëse ishte në pushim. Pavarësisht këtij njoftimi, kur inspektorët kanë dalë në terren, barnatorja është gjetur e hapur.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatoreRaporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Pharmacy AN BI
Në lokal ishte e pranishme vetëm Bejtulla Islamaj, teknike e farmacisë, raporton portali Front Online. Farmacistja përgjegjëse, Zamira Bajraj, nuk ishte e pranishme, ndërsa subjekti nuk kishte angazhuar ndonjë farmacist tjetër të autorizuar si zëvendësues. Megjithatë, Inspektorati ka konstatuar se subjekti kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, i cili kërkon që barnatorja të ketë farmacist të licencuar gjatë gjithë orarit. Raporti i referohet edhe Ligjit për Shëndetësi, sipas të cilit barnat e përshkruara mund të jepen vetëm nga farmacisti i licencuar ose në praninë e tij. Përmes procesverbalit me numër 0005478, pala është urdhëruar të punojë vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/KI-006-25, raporton portali Front Online.
“T-Pharm Aspirin – Njësia 2” kapet me barna pa banderolë, Inspektorati konfiskon tri lloje produktesh dhe shqipton gjobë
Inspektorati Farmaceutik ka gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale të paautorizuara gjatë një kontrolli në barnatoren “T-Pharm Aspirin C-Nj. Nr. 2”, në Prizren. Kontrolli ishte realizuar më 11 prill 2025, ndërsa raporti zyrtar ishte hartuar më 30 prill 2025. Gjatë inspektimit ishte e pranishme farmacistja zëvendësuese Shqipe Krasniqi, e cila kishte deklaruar se barnatorja kishte filluar vendosjen e çmimeve sipas listës zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, por se procesi nuk kishte përfunduar për shkak të numrit të madh të produkteve, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren T Aspirin – Njesia 2
Megjithatë, kontrolli i rafteve ka nxjerrë në pah tri lloje produktesh medicinale pa banderolën e Republikës së Kosovës: Avodart 0.5 mg, me afat skadence në shtator 2027, Xarelto 20 mg, me afat skadence në nëntor 2026, Xarelto 15 mg, me afat skadence në nëntor 2026. Raporti evidenton se produktet ishin të paautorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës dhe se u regjistruan në procesverbal e më pas u konfiskuan nga Inspektorati Farmaceutik, raporton portali Front Online. Sipas raportit, barnatorja kishte licencë valide të veprimtarisë dhe farmaciste përgjegjëse Arlinda Sezallari. Megjithatë, mbajtja e produkteve pa banderolë është konsideruar shkelje e dispozitave që përcaktojnë se barnatorja mund të qarkullojë vetëm barna të autorizuara dhe mund të furnizohet vetëm nga laboratorë galenikë ose qarkullues me shumicë të licencuar pranë AKPPM-së. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/BM-005-25, raporton portali Front Online.
“Dr. Vjosa Hoti” u gjet e hapur pa farmaciste, shërbimin e ofronte teknikja
Barnatorja “Dr. Vjosa Hoti” në Prizren është gjetur e hapur duke ofruar shërbime farmaceutike pa praninë e farmacistes përgjegjëse dhe pa ndonjë farmacist tjetër të autorizuar si zëvendësues. Kontrolli ishte realizuar më 5 mars 2025, ndërsa raporti zyrtar mban datën 13 mars 2025, raporton portali Front Online. Në momentin e kontrollit, në barnatore ishte e pranishme vetëm Shkurte Kabashi, teknike e farmacisë, me licencë pune të evidentuar në raport. Farmacistja përgjegjëse dhe njëkohësisht pronare e subjektit, Vjosa Hoti, nuk ishte në vendin e punës. Inspektorati nuk gjeti as farmacist tjetër zëvendësues, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0014591, pala është urdhëruar që ta mbyllë barnatoren dhe të punojë vetëm në praninë e farmacistit përgjegjës ose të farmacistit zëvendësues.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Vjosa Hoti
Inspektorati ka konstatuar se barnatorja kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe udhëzimin administrativ për qarkulluesit farmaceutikë me pakicë, raporton portali Front Online. Raporti evidenton se barnatorja kishte filluar vendosjen e çmimeve sipas listës zyrtare, por për shkak të numrit të madh të produkteve kishte deklaruar se procesi ende nuk kishte përfunduar. Për këtë pjesë, procesverbali ishte trajtuar si masë parandaluese dhe barnatorja ishte obliguar që të vazhdonte zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/KT-004-25. Shuma e gjobës nuk figuron në raportin bazë , raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar disa shkelje njëkohësisht në barnatoren “Fit Farm”, në rrugën “William Walker” në Prizren. Kontrolli ishte zhvilluar më 19 shtator 2025, pas një ankese të pranuar nga Inspektorati, ndërsa raporti ishte hartuar më 10 tetor 2025. Barnatorja ishte gjetur e hapur, ndërsa në lokal ishte i pranishëm vetëm teknik i farmacisë. Sipas raportit, licenca e punës e teknikut kishte skaduar më 20 shtator 2023, pra rreth dy vjet para kontrollit. Farmacistja përgjegjëse Brikena Gashi nuk ishte në vendin e punës dhe nuk u gjet as ndonjë farmacist tjetër zëvendësues.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Fit Pharm
Gjatë kontrollit të hapësirave, inspektorët kanë gjetur produkte medicinale të paautorizuara për tregun e Kosovës, pa banderolë dhe pa dëshmi për prejardhjen e tyre, raporton portali Front Online. Produktet janë regjistruar në një listë përmbledhëse njëfaqëshe dhe janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik. Raporti bazë nuk i paraqet në mënyrë të lexueshme të gjitha emërtimet dhe sasitë, por konfirmon se bëhej fjalë për mall medicinal të paautorizuar, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0016561, pala është urdhëruar që të veprojë vetëm në përputhje me dispozitat ligjore. Inspektorati ka marrë masë të veçantë ndaj Fitim Qafleshit: atij i është ndaluar ofrimi i shërbimeve farmaceutike deri në rilicencim pranë Odës së Infermierëve të Kosovës, raporton portali Front Online. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/F-033-25, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Gee Pharm – Njësia nr. 2”, në Prizren, ishte duke operuar pa praninë e farmacistes përgjegjëse. Raporti mban datën 12 maj 2025, ndërsa procesverbali tregon se inspektimi ishte kryer më 24 prill 2025, raporton portali Front Online. Barnatorja posedonte licencë valide të veprimtarisë, por gjatë kontrollit farmacistja përgjegjëse Sadije Ademaj nuk ishte në vendin e punës. Shërbimi farmaceutik ofrohej nga, teknikja e farmacisë.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Gee Pharm
Sipas rregullave të cituara nga Inspektorati, barnatorja duhet të ketë të pranishëm farmacist të licencuar gjatë gjithë orarit të punës dhe tekniku nuk mund të ofrojë në mënyrë të pavarur shërbimin farmaceutik, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0000757, subjekti është urdhëruar të punojë në përputhje me ligjin dhe të sigurojë praninë e farmacistit përgjegjës gjatë gjithë kohës kur barnatorja është e hapur, raporton portali Front Online.
Barnatorja “Hikmet Kryezi B.I.”, në fshatin Mamushë të Prizrenit, është gjetur duke operuar pa praninë e farmacistes përgjegjëse dhe pa farmacist zëvendësues. Kontrolli ishte realizuar më 11 prill 2025. Në momentin e inspektimit, barnatorja ishte e hapur dhe shërbimi farmaceutik ofrohej nga Zurafet Sala, teknike e farmacisë, raporton portali Front Online. Farmacistja përgjegjëse Arijeta Smitçia nuk ishte e pranishme, ndërsa nuk ishte angazhuar as ndonjë farmacist tjetër si zëvendësues.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Hikmet Kruezi
Inspektorati ka konstatuar se subjekti kishte vepruar në kundërshtim me dispozitat që kërkojnë praninë e farmacistit gjatë gjithë orarit të punës dhe që lejojnë dhënien e barnave vetëm nga farmacisti ose në praninë e tij, raporton portali Front Online. Raporti evidenton se barnatorja kishte licencë valide dhe se edhe farmacistja përgjegjëse kishte licencë pune të vlefshme. Megjithatë, këto licenca nuk e arsyetonin funksionimin pa farmacist në vendin e punës. Përmes procesverbalit me numër 0015697, pala është urdhëruar të operojë vetëm sipas legjislacionit përkatës. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/J-006/PF-25, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, ka zhvilluar kontroll në barnatoren “Igea Pharm” në Prizren. Kontrolli ishte realizuar më 10 qershor 2025, ndërsa raporti ishte hartuar më 17 qershor 2025, raporton portali Front Online. Barnatorja ishte gjetur e hapur, ndërsa shërbimi farmaceutik ofrohej nga Tekim Abazi, teknik i farmacisë.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Igea Pharm
Farmacisti përgjegjës Glauk Çollaku nuk ishte në vendin e punës dhe nuk ishte i pranishëm as ndonjë farmacist tjetër zëvendësues, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0005518, pala është urdhëruar që ta mbyllë barnatoren dhe të punojë vetëm në praninë e farmacistit përgjegjës ose të farmacistit zëvendësues. Raporti konstaton shkelje të Ligjit për Shëndetësi, Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe udhëzimit administrativ për funksionimin e barnatoreve. Barnatorja kishte licencë valide, por ishte duke ofruar shërbime pa profesionistin e detyrueshëm, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Jara Pharmacy 2”, në Prizren, operonte pa praninë e farmacistes përgjegjëse. Kontrolli ishte zhvilluar më 11 mars 2025, nga ora 11:30 deri në orën 12:06, ndërsa raporti është hartuar më 4 prill 2025, raporton portali Front Online. Në momentin e kontrollit, barnatorja ishte e hapur dhe shërbimi farmaceutik ofrohej nga Drenusha Silik, teknike e farmacisë. Farmacistja përgjegjëse Sevil Yarimhoroz nuk ishte e pranishme dhe barnatorja nuk kishte farmacist të autorizuar si zëvendësues, raporton portali Front Online. Farmacistja përgjegjëse kishte mbërritur në barnatore disa minuta pas fillimit të inspektimit.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Jara Pharmacy 2
Sipas raportit, ajo kishte deklaruar se nuk kishte të autorizuar farmacist zëvendësues dhe se, në kohën kur nuk ishte në barnatore, shërbimet farmaceutike ofroheshin nga tekniket, raporton portali Front Online. Kjo deklaratë është evidentuar nga Inspektorati si dëshmi se barnatorja funksiononte edhe në mungesë të farmacistit të licencuar. Përmes procesverbalit me numër 0005476, pala është urdhëruar të punojë vetëm në përputhje me legjislacionin. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/KI-004/PF-25, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka gjetur një produkt medicinal pa banderolë gjatë kontrollit në barnatoren “Jara Pharmacy 10”, në Prizren. Kontrolli ishte realizuar më 21 gusht 2025, ndërsa raporti zyrtar mban datën 19 shtator 2025. Barnatorja ishte gjetur e hapur dhe shërbimi farmaceutik ofrohej nga farmacistja përgjegjëse Flora Qafleshi, raporton portali Front Online. Gjatë kontrollit të rafteve, inspektorët kanë gjetur një kuti të produktit medicinal “Ulcoreks”, të prodhuesit Bilim, me 28 tableta, me numër serik 24080010B dhe afat skadence në shtator 2027. Produkti nuk kishte banderolën e Republikës së Kosovës.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Jara Pharmacy 10
Si dëshmi të furnizimit, barnatorja kishte paraqitur faturën me numër 00075237, të datës 23 prill 2025, nga depoja farmaceutike “Deltapharma-KS” , raporton portali Front Online. Në faturë përputheshin numri serik dhe afati i skadencës së produktit të gjetur. Raporti evidenton se, sipas faturës, barnatorja ishte furnizuar me gjithsej pesë kuti “Ulcoreks”. Përmes procesverbalit me numër 0016723, pala është urdhëruar që furnizimin, kontrollin dhe distribuimin e produkteve medicinale ta bëjë vetëm sipas dispozitave ligjore. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/F-029-25, raporton portali Front Online.
“Kosova Med Plus” nën hetim për alkool të dyshuar si të falsifikuar, produkti ishte tërhequr para kontrollit
Inspektorati Farmaceutik ka zhvilluar kontroll në barnatoren “Kosova Med Plus”, në rrugën “Ismet Jashari” në Prizren, pas një ankese të pranuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut. Kontrolli ishte kryer më 5 nëntor 2025, ndërsa raporti përfundimtar mban datën 4 dhjetor 2025. Objekt i verifikimit ishte produkti “Alkool 70% 100 ml”, i prodhuesit A&A Pharma, për të cilin ankuesi kishte ngritur dyshime se mund të ishte duke qarkulluar në tregun e Kosovës si produkt i falsifikuar, raporton portali Front Online. Në momentin e kontrollit, në barnatore ishte i pranishëm farmacisti përgjegjës Yll Hulaj, me licencë pune të evidentuar në raport. Inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionin, produktet dhe pajisjet medicinale, praninë e stafit profesional dhe faturat e furnizimit.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Kosova Med Plus
Gjatë kontrollit, inspektorët nuk e kanë gjetur në hapësirat e barnatores produktin që ishte subjekt i ankesës, raporton portali Front Online. Farmacisti përgjegjës u kishte deklaruar se barnatorja ishte furnizuar me këtë produkt nga depoja farmaceutike “Matkos Pharm”. Si dëshmi ishte paraqitur fatura e furnizimit me numër 12509, e datës 1 korrik 2025, raporton portali Front Online. Por raporti sqaron se, pas një inspektimi të realizuar nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut më 17 shtator 2025, depoja “Matkos Pharm” e kishte tërhequr produktin nga barnatorja. Për të dëshmuar kthimin, barnatorja kishte paraqitur faturën e datës 23 shtator 2025, me numër dokumenti 28. Inspektorati Farmaceutik kishte komunikuar edhe me zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Sipas raportit, nga ky komunikim ishte konstatuar se produkti “Alkool 70% 100 ml” i A&A Pharma nuk importohej përmes AKPPM-së, raporton portali Front Online.
“Miri D04 Pharm” u gjet e hapur pa farmacist, Inspektorati urdhëroi mbylljen
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Miri D04 Pharm”, në Prizren, ishte duke operuar pa praninë e farmacistit përgjegjës dhe pa një farmacist të autorizuar si zëvendësues. Kontrolli ishte zhvilluar më 11 prill 2025, ndërsa raporti zyrtar ishte përpiluar më 6 maj 2025. Inspektimi kishte për qëllim kontrollimin e dokumentacionit, pranisë së stafit profesional dhe monitorimin e zbatimit të vendimit nr. 208/XII/2024, të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, raporton portali Front Online. Barnatorja ishte gjetur e hapur, ndërsa shërbimin farmaceutik po e ofronte Xhylferije Thaçi, teknike e farmacisë dhe pronare e subjektit.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Miri D04 Pharm
Farmacisti përgjegjës Ismail Musliu nuk ishte në vendin e punës. Po ashtu, gjatë kontrollit nuk ishte i pranishëm ndonjë farmacist tjetër i autorizuar për zëvendësim. Përmes procesverbalit me numër 0014700, Inspektorati ka urdhëruar palën që: ta mbyllë barnatoren, të mos punojë pa praninë e farmacistit përgjegjës, në mungesë të tij, të sigurojë farmacist të autorizuar si zëvendësues, raporton portali Front Online.
Produkte ilegale në barnatoren “Nora”, kontrolli u krye me Policinë dhe përfundoi me konfiskim e gjobë
Inspektorati Farmaceutik ka gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale ilegale gjatë një kontrolli në barnatoren “Nora”, në Prizren. Kontrolli ishte realizuar më 2 maj 2025, me kërkesë të Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës, ndërsa raporti ishte përpiluar më 12 qershor 2025, raporton portali Front Online. Inspektimi ishte zhvilluar në praninë e zyrtarëve policorë Lutfi Susuri dhe Arsim Thaçi. Gjatë kontrollit ishin verifikuar licenca e veprimtarisë, certifikata e biznesit, licenca e farmacistit përgjegjës, licenca e teknikes së farmacisë, produktet, pajisjet medicinale, kushtet e ruajtjes dhe prania e stafit profesional, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Nora
Në hapësirat e barnatores janë gjetur produkte medicinale ilegale për të cilat pala nuk kishte paraqitur dokumentacion përkatës të furnizimit dhe prejardhjes. Produktet janë regjistruar përmes procesverbalit dhe më pas janë konfiskuar. Raporti nuk i paraqet në pjesën narrative emërtimet dhe sasitë e secilit produkt, por e konfirmon qartë se bëhej fjalë për produkte ilegale pa dokumente të ligjshme furnizimi. Inspektorati ka vlerësuar se këto produkte përbënin rrezik për shëndetin publik, pasi nuk kishte garanci për sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin e tyre, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0000751, produktet janë evidentuar dhe konfiskuar. Pronari i barnatores është urdhëruar që subjekti të operojë vetëm me produkte medicinale të lejuara dhe sipas dispozitave ligjore në fuqi. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/LB-018-25, raporton portali Front Online.
Barnatorja “Ragip Kaçka” punonte pa farmaciste, shërbimin e ofronte tekniku
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “Ragip Kaçka B.I.”, në Prizren, ishte duke operuar pa praninë e farmacistes përgjegjëse dhe pa ndonjë farmacist zëvendësues. Kontrolli ishte realizuar më 11 mars 2025, ndërsa raporti mban datën 4 prill 2025, raporton portali Front Online.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren Ragip Kaçka
Sipas dokumentit, gjatë gjithë kohës së inspektimit nuk ishte e pranishme farmacistja përgjegjëse Ermira Shatri, e cila figuronte në licencën e veprimtarisë së barnatores. Barnatorja ishte gjetur e hapur, ndërsa shërbimin farmaceutik po e ofronte pronari Ragip Kaçka, teknik i farmacisë me licencë pune. Inspektorati ka konstatuar se barnatorja po funksiononte në kundërshtim me ligjin, pasi tekniku po ofronte shërbim pa praninë e farmacistit të licencuar, raporton portali Front Online.
Barna pa banderolë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia në “T-Pharm – Njësia 4”
Inspektorati Farmaceutik ka gjetur produkte medicinale të paautorizuara gjatë një kontrolli në barnatoren “T-Pharm Aspirin C – Njësia nr. 4”, në Prizren. Kontrolli ishte zhvilluar më 2 qershor 2025, ndërsa raporti ishte hartuar më 18 qershor 2025, raporton portali Front Online. Gjatë inspektimit, barnatorja ishte e hapur dhe shërbimi farmaceutik ofrohej nga farmacistja përgjegjëse Era Rexhbeqaj. Inspektorët kanë kontrolluar dokumentacionin, hapësirat, stafin profesional, pajisjet dhe produktet medicinale.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren T Pharm – Njesia 4
Në hapësirat e barnatores janë gjetur produkte medicinale të paautorizuara për qarkullim në tregun e Kosovës. Pala nuk kishte ofruar dëshmi për prejardhjen e tyre. Sipas raportit, produktet kishin: banderola të Shqipërisë, banderola të Maqedonisë, banderola të Serbisë, ose nuk kishin fare banderolë të Republikës së Kosovës. Produktet janë regjistruar në një listë të veçantë të mallit të konfiskuar dhe janë marrë nga Inspektorati Farmaceutik. Dokumenti i dorëzuar nuk e paraqet qartë në pjesën e shtypur numrin e përgjithshëm të kutive apo emërtimet e të gjitha produkteve, por konfiskimi konfirmohet shprehimisht. Përmes procesverbalit me numër 0005599, barnatorja është urdhëruar të punojë vetëm me produkte të autorizuara për tregun e Kosovës, raporton portali Front Online.
“T-Pharm – Njësia 12” kapet me 32 infuzione pa banderolë, njëri kishte vulë të kuqe për përdorim spitalor
Inspektorati Farmaceutik ka gjetur produkte medicinale të paautorizuara gjatë kontrollit në barnatoren “T-Pharm Aspirin C-13 – Njësia nr. 12”, në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren. Inspektimi ishte zhvilluar më 26 mars 2025, nga ora 11:47 deri në orën 12:54, ndërsa raporti përfundimtar ishte hartuar më 8 prill 2025. Barnatorja ishte e hapur dhe shërbimin farmaceutik po e ofronte farmacistja përgjegjëse Diedona Hoxha, raporton portali Front Online. Gjatë kontrollit të hapësirave dhe produkteve, inspektorët kanë gjetur dy kategori të infuzioneve Sodium Chloride pa banderolën e Republikës së Kosovës.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren T Pharm – Njesia 12
Sipas raportit, janë gjetur: 17 copë Sodium Chloride 0.9%, 500 ml, me numër serik 2456290 dhe afat skadence në shkurt 2028, 15 copë Sodium Chloride 0.9%, 250 ml, me numër serik 2307217 dhe afat skadence në qershor 2027. Në total bëhet fjalë për 32 produkte medicinale. Të dyja kategoritë ishin pa banderolën e Kosovës. Raporti evidenton se produkti prej 500 ml kishte edhe një vulë me ngjyrë të kuqe, me shënimin se ishte për përdorim spitalor dhe se ndalohej shitja, raporton portali Front Online. Produktet janë regjistruar në procesverbal, janë fotografuar dhe janë konfiskuar nga Inspektorati Farmaceutik. Përmes procesverbalit me numër 0005483, barnatorja është urdhëruar që të operojë vetëm në përputhje me legjislacionin në fuqi. Inspektorati ka konstatuar se barnatorja mund të furnizohet vetëm nga laboratorë galenikë të licencuar ose qarkullues farmaceutikë me shumicë të licencuar pranë AKPPM-së. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/KI-007-25, raporton portali Front Online.
“T-Pharm – Njësia 14” punonte pa farmacist dhe bënte shpërndarje me shumicë për barnatore të tjera
Inspektorati Farmaceutik ka evidentuar dy lloje shkeljesh gjatë një kontrolli në barnatoren “T-Pharm Aspirin C-14 – Njësia nr. 14” në Prizren. Kontrolli ishte realizuar më 6 janar 2025, pas një ankese të pranuar nga Inspektorati, ndërsa raporti ishte përpiluar më 5 shkurt 2025. Në momentin e kontrollit, barnatorja ishte e hapur dhe shërbimin farmaceutik po e ofronte Imrena Dilji, teknike e farmacisë, raporton portali Front Online. Farmacistja përgjegjëse Miranda Mon-Martini nuk ishte e pranishme. Nuk ishte në lokal as ndonjë farmacist tjetër i autorizuar si zëvendësues.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren T Pharm – Njesia 14
Përmes procesverbalit me numër 0016514, Inspektorati ka urdhëruar që barnatorja të mbyllet dhe të mos operojë pa praninë e farmacistes përgjegjëse ose të farmacistit zëvendësues, raporton portali Front Online. Përveç mungesës së farmacistit, gjatë kontrollit është konstatuar se barnatorja bënte shpërndarje të brendshme me shumicë të produkteve medicinale për njësitë e tjera të barnatoreve. Inspektorati posedonte fotografi të faturave që, sipas raportit, dëshmonin këtë aktivitet. Një barnatore e licencuar për qarkullim me pakicë nuk mund të kryejë veprimtarinë e qarkulluesit farmaceutik me shumicë pa licencën përkatëse, raporton portali Front Online.
Inspektorati Farmaceutik ka konstatuar se barnatorja “T-Pharm Aspirin C-16 – Njësia nr. 15”, në rrugën “Qazim Berisha” në Prizren, ishte duke operuar pa praninë e farmacistes përgjegjëse. Kontrolli ishte realizuar më 10 nëntor 2025, ndërsa raporti përfundimtar mban datën 25 nëntor 2025, raporton portali Front Online. Në momentin e kontrollit, në barnatore ishte e pranishme vetëm Anila Imami Pomaku, teknike e farmacisë, me licencë pune të evidentuar në dokument. Farmacistja përgjegjëse Belkiz Horosani nuk ishte në vendin e punës. Po ashtu, nuk ishte i pranishëm ndonjë farmacist tjetër i autorizuar si zëvendësues.
Kliko këtu për ta shkarkuar të plotë raportin e Inspektoratit Farmaceutik për këtë barnatore
Raporti i Inspektoratit Farmaceutik per barnatoren T Pharm – Njesia 15
Barnatorja posedonte licencë valide të veprimtarisë dhe Belkiz Horosani figuronte si personi përgjegjës profesional, raporton portali Front Online. Përmes procesverbalit me numër 0005098, pala është urdhëruar që të mos punojë pa praninë e farmacistit përgjegjës ose të farmacistit të autorizuar për zëvendësim. Inspektorati ka konstatuar se barnatorja kishte vepruar në kundërshtim me Ligjin për Shëndetësi, Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe udhëzimin administrativ për qarkulluesit farmaceutikë me pakicë. Në raport nuk përmendet gjetja e produkteve ilegale apo konfiskimi i barnave. Shkelja lidhej me mungesën e stafit profesional të detyrueshëm. Raportit i është bashkëngjitur vendimi me gjobë nr. 10/HB-020-25, raporton portali Front Online.
Front Online ka siguruar dosjen e plotë të inspektimeve të Inspektoratit Farmaceutik në barnatoret në gjithë Kosovën, për periudhën 1 janar 2025 – 30 qershor 2026, dhe do ta publikojë atë në tërësi – Vazhdimi 61