
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë periudhës 14-1 gusht ka kontrolluar peshën e 103 mjeteve të rënda.
Nga to, në 30 raste është konstatuar tejkalim i peshës së lejuar. 11 shkelje janë evidentuar te personat fizikë, ndërsa 19 te personat juridikë.
Për këto shkelje janë shqiptuar gjoba në vlerë të përgjithshme prej 14 mijë e 910 eurosh.
“U bëj thirrje pronarëve të mjeteve dhe kompanive transportuese që t’i respektojnë kufizimet ligjore. Mbrojtja e investimeve publike dhe siguria në rrugë janë përgjegjësi e përbashkët”, thuhet nga ministria.