
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Musliu-Shoshi akuzoi Kurtin se nuk po e respekton Kushtetutën dhe se është i fokusuar në ruajtjen e pushtetit.
“Demokracia nuk rrënohet brenda një dite, ajo zbehet kur pushteti fillon të besojë se është mbi ligjin. Fatkeqësisht, Kosova sot ndodhet në këtë pikë”, tha Musliu-Shoshi.
Ajo theksoi se çështja, sipas saj, nuk është nëse dikush është me apo kundër Albin Kurtit, por nëse Kosova do të jetë shtet ku sundon Kushtetuta apo vullneti i një individi.
“Kushtetuta ka folur, por deputeti Albin Kurti ka zgjedhur të mos e dëgjojë. Dhe kur dikush vendos veten mbi Kushtetutën, nuk po e mbron shtetin, por po e rrënon atë”, u shpreh ajo.