×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Tenderi u miratua, u shpall dhe u anulua për mungesë parash, Totaj pa përgjigje konkrete

    ENIS VELIU
    20 Gusht 2026

    Komuna e Prizrenit e nisi një tender trevjeçar për sigurimin fizik të objekteve të shëndetësisë, duke deklaruar zyrtarisht se projekti do të financohej nga kodi i planifikuar buxhetor. Por, çuditërisht vetëm pak muaj më vonë, e njëjta komunë e anuloi procedurën duke pranuar se mjetet buxhetore nuk ishin më në dispozicion, raporton portali Front Online.

    Dokumentet e siguruar nga portali Front Online nxjerrin në pah një seri vendimesh që ngrenë pikëpyetje serioze mbi planifikimin financiar dhe mënyrën se si është inicuar aktiviteti i prokurimit. Tenderi me numër 622-26-4204-2-1-1, për “Sigurimin Fizik të objekteve të KPSH-së”, ishte shpallur si procedurë e hapur dhe kontratë publike kornizë. Njoftimi për kontratë ishte publikuar në platformën elektronike të prokurimit më 4 qershor 2026. Por, rruga deri te shpallja e tenderit kishte kaluar përmes dy vendimeve të kryetarit të Komunës, Shaqir Totaj. 26 mars 2026, Totaj kishte miratuar kërkesën e Drejtorisë së Shëndetësisë për sigurimin fizik të objekteve të kujdesit parësor. Në vendim përcaktohej se kontrata do të ishte trevjeçare dhe se projekti do të realizohej nga kodi i planifikuar buxhetor i Drejtorisë së Shëndetësisë.

    Më pas, më 21 maj 2026, kryetari nxori një vendim tjetër për të njëjtën çështje. Edhe aty u përsërit se kontrata do të ishte trevjeçare dhe se financimi do të bëhej nga buxheti i planifikuar i Drejtorisë. Por, me të njëjtin vendim u anulua vendimi paraprak i 26 marsit. Kjo do të thotë se, para se tenderi të shpallej, Komuna kishte kaluar nëpër dy akte zyrtare për të njëjtin projekt dhe në të dyja kishte konfirmuar ekzistencën e bazës buxhetore. Më 14 gusht 2026, Komuna e Prizrenit publikoi njoftimin për anulimin e aktivitetit. Sipas dokumentit, tenderi është anuluar para hapjes së ofertave. Ajo që e bën rastin edhe më problematik është arsyetimi financiar. Në dokumentin e anulimit, vetë Drejtoria kërkon që procedura të ndërpritet për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore në kategorinë mallra dhe shërbime, duke theksuar se mjetet janë marrë nga përmbaruesi.

    Sipas Komunës, për shkak të vlerës së projektit dhe “trendit të marrjes së mjeteve buxhetore nga ana e përmbaruesit”, realizimi i kontratës do të ishte i pamundur edhe për vitet në vijim. Kjo krijon një kontradiktë të qartë në dokumentacionin institucional. Në mars dhe maj, Komuna deklaron se projekti realizohet sipas kodit të planifikuar buxhetor. Në qershor e shpall tenderin. Në gusht e anulon procedurën me arsyetimin se mungojnë mjetet për realizimin e saj. Madje, në formularin e anulimit, Komuna e arsyeton ndërprerjen me “ngjarje dhe/apo arsye objektive dhe të demonstrueshme” jashtë kontrollit të autoritetit kontraktues dhe të paparashikueshme në momentin kur ishte iniciuar aktiviteti i prokurimit.

    Për këtë çështje, Front Online i ka dërguar pyetje Komunës së Prizrenit. Në këtë rast, përgjigjen e ka kthyer drejtpërdrejt kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Megjithatë, Totaj nuk u është përgjigjur konkretisht pyetjeve të portalit dhe nuk ka dhënë sqarime për kontradiktën mes vendimeve për financimin e projektit dhe anulimit të mëvonshëm për mungesë të mjeteve. Ai është mjaftuar me vetëm një fjali të shkurtër: “Besoj se e din si duhet vepruar në kësi raste për të menaxhuar sa më mirë”, ka shkruar Totaj në përgjigjen e tij për Front Online. / Front Online /

     

    Nga Rubrika
    Hulumtime 22 Gusht 2026
    Një varg kontrollesh të Inspektoratit Farmaceutik ka zbuluar një realitet alarmues në barnatoret e Prizrenit: produkte medicinale pa banderolë e pa dëshmi...
    Hulumtime 21 Gusht 2026
    Komuna e Gjakovës ka hapur procedurën e prokurimit për kontratën publike kornizë “Rrënimi i objekteve pa leje”, por një analizë e Dosjes...
    Hulumtime 20 Gusht 2026
    Derisa qytetarët përballen me kosto të lartë të jetesës dhe institucionet publike vazhdojnë të ankohen për mungesë buxheti në shumë sektorë, shteti...
    Të tjera
    Lifestyle 22 Gusht 2026
    Shumë shtëpi kanë tapete, veçanërisht në zonat me qarkullim të lartë, si dhomat e ndenjes dhe korridoret. Ndërsa një fshesë me korrent...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Arseny Turbin po e kalon ditëlindjen e tij të 18-të në një qeli për vetëm një të burgosur në qendrën e paraburgimit...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Top Channel ka publikuar dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Stuhitë e natës goditën banorët në shumë pjesë të Polonisë. Zjarrfikësit u përgjigjën mbi 4,000 herë; 12 kampe skautësh u evakuuan si...
    Sport 22 Gusht 2026
    Hull City po fiton 2-0 ndaj Manchester Unitedit në xhiron e parë të Premier Ligës. Vendësit mbyllën pjesën e parë me këtë...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Shërbimi Meteorologjik i Greqisë ka paralajmëruar për temperatura deri në 42 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim. Sipas Observatorit Kombëtar...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.