
KFOR’i ka njoftuar se karabinierët italianë kanë zhvilluar patrullime në Gjakovë, të cilat i bëjnë ‘’rregullisht’’, dhe për ‘’të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm’’.
Në njoftim shtohet edhe se, këto patrullime, kontribuojnë në praninë e dukshme dhe fleksibile të KFOR’it në terren, duke rritur njëkohësisht ndërgjegjësimin për situatën në të gjithë Kosovën.
‘’Aktivitete të tilla pasqyrojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë’’, thuhet mes tjerash në njoftim.