×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Kamera e sigurisë filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Top Channel ka publikuar dosjen e prokurorisë së Sarandës, lidhur me krimin e rëndë ndodhur pak ditë më parë në Ksamil ku u vra me thikë turisti 20-vjeçar Luis Miguel Varela Mendes.

    Në këtë dosje zbulohet ndër të tjera edhe gjithë dinamika e plotë e sherrit që përfundoi në vrasje, me autor të akuzuar Sokrat Vatën.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, kur mes grupit të turistëve dhe disa personave të tjerë nisi një konflikt fizik. Nga pamjet e kamerave rezulton se përleshja u përshkallëzua me goditje me grushte dhe ndjekje mes personave të përfshirë, duke vijuar edhe në zonën e plazhit.

    Gjatë përleshjes, 20-vjeçari Mendes u godit fillimisht me grushte nga disa persona. Në vijim, Sokrat Lipan alias Sokrat Vata u afrua pranë të riut dhe e goditi disa herë me thikë në trup. Edhe David Heurtevent dyshohet se e ka goditur me grushte viktimën gjatë konfliktit.

    Por çfarë kanë kapur kamerat e sigurisë:

    Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehet se nga ambientet e lokalit “Principotes” vërehet se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek rëra e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise”, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes, i veshur me një bluzë të bardhë me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbrapa. Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026, nga ana e parkimit në anën jugore të Principotes vërejmë që afrohen dy shtetas, konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me një këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj. Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluzë me ngjyrë të bardhë dhe Sokrati vërehet se largohet prej tij dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

    Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat, i cili është i veshur me të bardha, dhe Sokrati e ndjek nga mbrapa në drejtim të parkimit. Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata) vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:14, në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata) ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij. Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertvent, i veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjyrë të errët, së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat për të ndihmuar shokun e tij, shtetasin Luis Mendes, dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

    Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushta, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes, për t’u larguar nga goditjet që po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent, largohet me nxitim duke u futur brenda në det.

    Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit në vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushta dhe e ata e shtyjnë në det. Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezlloneve të plazhit Paradise, ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

    Në orën 05:18:24 shtetasi Davit Heuertvent vërehet se largohet në drejtim të ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e teshave dhe po fshihet. Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan, i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamarieri Ildi Cekani, i cili e shoqëron nga mbrapa në drejtim të lokalit të “Principotes”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Arseny Turbin po e kalon ditëlindjen e tij të 18-të në një qeli për vetëm një të burgosur në qendrën e paraburgimit...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Stuhitë e natës goditën banorët në shumë pjesë të Polonisë. Zjarrfikësit u përgjigjën mbi 4,000 herë; 12 kampe skautësh u evakuuan si...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Shërbimi Meteorologjik i Greqisë ka paralajmëruar për temperatura deri në 42 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim. Sipas Observatorit Kombëtar...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Stuhitë e natës goditën banorët në shumë pjesë të Polonisë. Zjarrfikësit u përgjigjën mbi 4,000 herë; 12 kampe skautësh u evakuuan si...
    Sport 22 Gusht 2026
    Hull City po fiton 2-0 ndaj Manchester Unitedit në xhiron e parë të Premier Ligës. Vendësit mbyllën pjesën e parë me këtë...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Shërbimi Meteorologjik i Greqisë ka paralajmëruar për temperatura deri në 42 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim. Sipas Observatorit Kombëtar...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Ish-kryeministri i Estonisë dhe komisioneri evropian, Siim Kallas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. “Me trishtim duhet të njoftoj se babai im i...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dje ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit...
    Vip 22 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.