×
  • Lajme
  • Lajme

    “10 ditë afat për t’i larguar pajisjet”, Pacollit i reagojnë nga restoranti në Radoniq: S’na është dorëzuar asnjë vendim, puna vazhdon

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dje ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të restorantit dhe hotelit “Liqeni i Dukagjinit”, i cili ndodhet në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

    Pacolli tha se ky vendim është marrë për “mbrojtjen e ujit të pijes” dhe tha se biznesi “ka funksionuar në kundërshtim të plotë me legjislacionin mjedisor”.

    Për këtë deklaratë të saj, ka reaguar restoranti “Liqeni i Dukagjinit”, që në një postim në Facebook thotë se nuk ka pranuar ndonjë vendim për mbyllje të aktivitetit.

    “Dua t’i njoftoj klientët tanë, bashkëpunëtorët dhe opinionin publik se Hotel & Restaurant Liqeni i Dukagjinit është i hapur dhe vazhdon aktivitetin e tij normalisht. Deri në këtë moment, kompanisë sonë nuk i është dorëzuar apo komunikuar zyrtarisht asnjë vendim për mbylljen e aktivitetit”.

    Po ashtu, ky biznes tha se ne nuk kanë pranuar asnjë vërejtje apo konstatim zyrtar se veprimtaria e tyre ka shkaktuar ndotje, dëmtim apo prishje të cilësisë së ujit, “ashtu siç është lënë të kuptohet në deklaratat publike”.

    “Liqeni Dukagjin Sh.P.K. posedon dokumentacionin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë së saj, dhe jemi plotësisht të gatshëm që çdo çështje ta sqarojmë dhe ta trajtojmë përpara institucioneve kompetente. Ne i respektojmë institucionet e Republikës së Kosovës dhe do t’i përgjigjemi çdo procedure institucionale dhe ligjore me transparencë të plotë”.

    Kompania tha se deklarata e Pacollit dëmton imazhin e saj, ndërsa tha se lajmi për mbyllje ka shkaktuar shqetësim te punëtorët e saj.

    “Ajo që na ka prekur veçanërisht është fakti se një deklaratë e tillë publike prek jo vetëm emrin dhe reputacionin e kompanisë, por edhe mbi 60 punëtorë të punësuar në biznesin tonë. Pas secilit prej tyre qëndron një familje që mbahet nga paga dhe puna e ndershme që realizohet çdo ditë në këtë kompani. Prandaj, jemi thellësisht të prekur nga deklarata e dhënë, sepse publikimi i lajmit për mbylljen e biznesit, pa na u dorëzuar paraprakisht një vendim zyrtar, ka shkaktuar shqetësim te klientët, partnerët, punëtorët dhe familjet e tyre, si dhe dëm serioz në imazhin e kompanisë sonë”.

    Kompania tha se kërkon respektimin e procedurave ligjore, transparencë dhe trajtim të drejtë institucional.

    “Nëse ekziston ndonjë pretendim ndaj kompanisë sonë, jemi të gatshëm të përballemi me të përmes institucioneve përkatëse dhe të paraqesim çdo dokument që kërkohet”.

    Nga Rubrika
    Lajme 22 Gusht 2026
    Pritje të gjata po raportohen në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës, sidomos në dalje të vendit. Sipas të dhënave të...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Prokuroria Shtetërore e Qarkut në Split të Kroacisë ka ngritur aktakuzë për spiunazh ndaj një shtetasi kroat dhe një shtetaseje të Serbisë,...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi “të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Stuhitë e natës goditën banorët në shumë pjesë të Polonisë. Zjarrfikësit u përgjigjën mbi 4,000 herë; 12 kampe skautësh u evakuuan si...
    Sport 22 Gusht 2026
    Hull City po fiton 2-0 ndaj Manchester Unitedit në xhiron e parë të Premier Ligës. Vendësit mbyllën pjesën e parë me këtë...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Shërbimi Meteorologjik i Greqisë ka paralajmëruar për temperatura deri në 42 gradë Celsius gjatë fundjavës dhe ditëve në vijim. Sipas Observatorit Kombëtar...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Ish-kryeministri i Estonisë dhe komisioneri evropian, Siim Kallas, ka vdekur në moshën 77-vjeçare. “Me trishtim duhet të njoftoj se babai im i...
    Vip 22 Gusht 2026
    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, feston ditëlindjen, ndërsa një urim të veçantë për të ka bërë babai i saj, Dukagjin...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbështetur propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi “të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.