
Policia e Kosovës, ka gjobitur një person me shumë prej 100 eurosh, dhe, një pikë negative, pasi që i njëjti, duke drejtuar një automjet, kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.
PK’ja shton se, pamjet ishin publikuar në rrjetet sociale në një video-incizim.
Njoftimi:
Pas pamjeve të publikuara në rrjete sociale, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ndërmerr masa ndaj ngasësit të automjetit
Nga pamjet e publikuara është vërejtur se drejtuesi i automjetit kishte ndërruar shiritin e lëvizjes në mënyrë të pakontrolluar, duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.
Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe identifikimit të drejtuesit të automjetit, më datë 21.08.2026 ndaj tij janë ndërmarrë masat e parapara ligjore dhe i është shqiptuar gjobë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor në shumën prej 100 eurosh dhe një pikë negative.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.