×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua në krye të detyrës

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen dhe duke kujtuar takimin e fundit me babanë e tij, Elmiun, në QKUK.

    Rrahmani ka treguar se të premten, gjatë vizitës në QKUK, kishte takuar babanë e Altinit, i cili kishte pësuar një aksident të rëndë në krye të detyrës si polic, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas Rrahmanit, baca Elmi i ishte drejtuar me një kërkesë të vetme, të lutej për shërimin e djalit të tij, Altinit.

    “E kam veç një kërkesë, lutu për Altinin, se nuk e ka gjendjen mirë”, ka rrëfyer Rrahmani fjalët e babait të Altinit.

    Ai ka treguar se më pas, së bashku me bacën Elmi, ishin nisur për në xhuma, me lutjen dhe shpresën tek Allahu për shërimin e Altinit.

    “Por sot, Altini nuk është më në mesin tonë”, ka shkruar Rrahmani, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

    “Zoti ju bashkoftë në Xhenet, baca Elmi, e familjes i dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Allahu e mëshiroftë Altinin!”, ka shkruar deputeti.

    Nga Rubrika
    Lajme 23 Gusht 2026
    Të hënën e 24 gushtit do të varroset Altin Kryeziu, polici që vdiq disa ditë pasi u aksidentua në krye të detyrës....
    Lajme 23 Gusht 2026
    Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili ndërroi...
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që...
    Të tjera
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Vdekja e zyrtarit policor Altin Kryeziu ka sjellë reagime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, të cilët po e kujtojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.