×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekzekutoi partneren dhe më pas u vetëvra në Greqi – kush është Altin Allmuça i cili ishte arrestuar edhe para 10 viteve

    FrontOnline
    23 Gusht 2026

    Altin Allmuça është shqiptari që vrau të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova, dhe më pas kreu vetëvrasje mëngjesin e sotëm në Athinë.

    Allmuça ishte një emër i njohur për policinë shqiptare. Sipas burimeve të korrespondentit të Top Channel Artur Bibe, në vitin 2016, kur ishte 35 vjeç dhe banonte në Tiranë, Allmuça u arrestua pasi dyshohej se përndiqte ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar ankth dhe frikë.

    Për këtë rast ndaj tij u referua vepra penale e “Përndjekjes”, e parashikuar nga neni 121/a i Kodit Penal.

    Dhejtë vite më vonë, Allmuça është rikthyer në qendër të vëmendjes për një ngjarje shumë më të rëndë. Mëngjesin e sotëm, në Nea Smyrni të Athinës, ai dyshohet se pas një konflikti jashtë hyrjes së një pallati ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë mbi 45-vjeçaren Lulieta Obzova, duke e lënë të vdekur në vend.

    Pak çaste më vonë, me të njëjtën armë, Allmuça dyshohet se ka qëlluar veten në kokë. Arma u gjet pranë trupit të tij.

    Sipas burimeve, çifti nuk ishte i martuar, ndërsa marrëdhënia mes tyre shoqërohej me konflikte. Dyshohet se shkak i krimit mund të ketë qenë xhelozia.

    Në pallatin ku ndodhi ngjarja kishte kamera sigurie, të cilat kanë filmuar momentet e krimit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe marrëdhënies mes dy viktimave. /Tch/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen te hotel Principote të 20-vjeçarit me kombësi portugeze, Luis Miguel Varela Mendes....
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të...
    Të tjera
    Hulumtime 23 Gusht 2026
    Një kontroll i Inspektoratit Farmaceutik në barnatoren “MATI PHARM” në Gjakovë ka nxjerrë në pah një sasi të produkteve medicinale ilegale që...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka mbrojtur memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar atë si...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Evropa po përballet me një valë të fortë moti ekstrem, me zjarre pyjore, përmbytje dhe stuhi që kanë detyruar mijëra persona të...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Aleanca ka zhvilluar sot një aksion simbolik para objektit të Qeverisë, duke kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për dështimet...
    Lajme 23 Gusht 2026
    Deputeti i Grupit Parlamentar të PDK-së, Eman Rrahmani, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Altin Kryeziut, duke shprehur ngushëllime për familjen...
    Bota/Rajoni 23 Gusht 2026
    Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Klevis Dervishi, 16 vjeçari i cili ndodhej në gjendje kritike për jeten nga aksidenti fatal...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.