
Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj do të zhvillojë sot ndeshjen e tretë në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.
Pas përballjeve me Greqinë dhe Spanjën, “Dardanët” do të matin forcat me Egjiptin, në një tjetër sfidë të rëndësishme për përfaqësuesen kosovare në debutimin e saj historik në këtë garë.
Volejbollistët kosovarë, të drejtuar nga trajneri malazez Darko Prebiraçeviç, synojnë të japin maksimumin dhe të tregojnë progres nga ndeshja në ndeshje në këtë eksperiencë të rëndësishme ndërkombëtare.
Kosova bën pjesë në grupin e garës së meshkujve së bashku me Spanjën, Turqinë, Greqinë dhe Egjiptin.
Përballja e sotme ndaj Egjiptit paraqet një tjetër mundësi për “Dardanët” që të tregojnë vlerat e tyre dhe të kërkojnë një rezultat pozitiv në Lojërat Mesdhetare.
Një tjetër sfidë, një tjetër mundësi për Kosovën!/RTK
Egjipt – Kosovë
E diel, 23 gusht
17:00
“PalaMazzola”, Taranto, Itali