Ka ndërruar jetë punonjësi shumëvjeçar i shërbimeve sociale në Komunën e Ferizajt, Mërgim Sojeva i cili ditë më parë ishte konfirmuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar përmes një telegrami ngushëllimi kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Më pikëlloi pa masë, lajmi për ndarjen nga jeta të punonjësit të dalluar të shërbimit social, udhëheqësit të skemës sociale në Qendrën për Punë Sociale, Mërgim Sojeva. I trishtueshëm ky lajm, që pllakosi mërzi në mesin e familjes, të njohurve e bashkëpunëtorëve të të ndjerit. Mërgim Sojevën do ta mbajmë mend gjithmonë si shpresën e më nevojtarëve, punëtorin shembull e prindin e përkushtuar. U prehtë në paqe e dritë pastë shpirti i tij. Ngushëllime familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit” mbyllet telegrami i ngushëllimit”, tha Aliu.