Gjatë ditës së sotme janë ndërprerë punimet në hapësirën ku ka filluar ndërtimi i Xhamisë së Madhe Prishtinë.
Kjo për shkak se aty po dyshohet për një mjet shpërthyes.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se gjatë gërmimeve është gjetur një predhë e vjetër.
Ky mjet dyshohet të ketë mbetur para shumë kohësh në atë zonë.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë. (dyshohet se mjet i mbetur para shumë kohësh në atë zonë ) Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se punimet për ndërtimin e kësaj xhamie kanë nisur vetëm pak ditë më parë, gjersa javën e kaluar u protestua në hapësirën ku ky objekt fetar po ndërtohet