×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci: VV’ja nuk do të bëhet pjesë e bisedimeve pa parime me Serbinë

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Kosova përsëri do të shkojë pa unitet në dialogun me Serbinë.

    Çdo qeveri që ka ardhur ka premtuar se do të krijojë unitet në këtë proces por që asnjëra nuk e ka arritur.

    Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk do të marrin pjesë në procesin e dialogut të drejtuar nga qeveria e Avdullah Hotit.

    “Heqja e masave të reciprocitetit jo vetëm që nuk i ka krijuar kushtet për dialog por e ka përkeqësuar pozitën e Republikës së Kosovës. Ky është lëshimi i parë i pa nevojshëm dhe i pajustifikueshëm që e ka bërë kjo qeveri. Sigurisht se ne nuk do të bëhemi pjesë e këtyre bisedimeve pa parime derisa në ish-Qeverinë Kurti ne e kishim të përcaktuar saktësisht në programin tonë qeverisës gjithë platformën për dialogun. Tashmë kemi një kryeministër që me vullnet të plotë e sjell në pozitë të pafavorshme Republikën e Kosovës akoma pa filluar mirë dialogu”, ka deklaruar Nagavci për Rtv Dukagjini.

    Nga ana tjetër njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri thotë se Kosova i ka disa platforma për dialog por që nuk zbatohen asnjëra. Ndërsa për mos unitetin fajëson raportet mes opozitës dhe pozitës.

    “Kosova ka disa platforma për dialog që i ka miratuar në Kuvend. Mirëpo Kosova nuk i zbaton platformat e veta pasi që kur subjektet janë në opozitë janë kritikuese kur janë në pushtet bëjnë kompromise. Te ne opozita gjithmonë pengon shtetin ose qeverinë. Kjo mendësi duhet të kapërcehet”, deklaroi Ramush Tahiri.

    Heqja e reciprocitetit nga ana e qeverisë thuhet se i ka hapur rrugë dialogut Kosovë-Serbi.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.