
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka demantuar deklaratën e liderit të PDK-së, Kadri Veseli, se Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar njerëz për të bërë koalicion me partinë e tij.
Nagavci në një bisedë për Gazeta Blic, ka theksuar se deklarata e Veselit nuk është e vërtetë, duke shtuar se vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në dy intervistat e fundit, ka deklaruar se nuk do të ketë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Nuk është e vërtetë. Në dy intervistat e fundit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka thënë qartë se nuk do të ketë koalicion me PDK-në. As që është diskutuar mundësia për koalicion me PDK-në”, ka thënë Nagavci.