×
  • Lajme
  • Lajme

    Myftaraj i kapet hoxhës nga Drenasi, pasi dënoi sharjen që iu bë Adem Jasharit: Shqipfolës i arabizuar

    FrontOnline
    13 Maj 2020

    Analisti kontravers, Kastriot Myftaraj, ka reaguar ndaj hoxhë Osman Musliut, i cili reagoi ndaj vëllait të Myftit të Maqedonisë Veriore.

    E gjithë kjo ndodhi për shkak të stories ku shihej vëllai i Sylejman Rexhepit, Qani Rexhepi, teksa shante Adem Jasharin dhe dëgjonte muzikë serbe duke ardhur në Prishtinë.

    Myftaraj thotë se hoxhë Osman Musliu nuk dallon nga Myftiu Rexhepi, sepse ‘në xhami thirret ezani arabisht’, e cila sipas tij, është e njëjtë si serbishtja.

    Myftaraj shkruan:

    Hoxhë Osman Musliu, imami i Drenasit në Kosovë, është i njohur për atë se në mars 1998 iu bëri shërbimet fetare pas vdekjes Adem Jasharit dhe familjarëve të tij të vrarë nga serbët. Ai e ka qortuar rëndë, publikisht Qani Rexhepin, vëllain e kryetarit të Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi, për shkak se shfaqet në një video gjatë një udhëtimi me automjet mjedis Kosovës, duke u sjellë në mënyrë shumë fyese ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Qaniu mburret me miqtë e tij se janë duke dëgjuar muzikë serbe mjedis Kosovës dhe ai së bashku me ta dëgjohen të thonë fjalë të rënda për shqiptarët e Kosovës.

    E papranueshme, e dënueshme, sigurisht!

    Por a ka dallim në thelb mes këtij Hoxhë Osman Musliu, nga njëra anë, i cili në xhaminë e vet, pa kurrfarë shqetësimi, madje me krenari, e bën thirrjen për lutje (ezanin) për besimtarët shqiptarë pesë herë ditën në arabisht, si dhe Qani Rexhepit, në anën tjetër? Arabishtja dhe serbishtja në këtë rast janë njëjtë të dëmshme për shqiptarët. Madje këtu duhet thënë se Qani Rexhepi e pëlqen serbishten, veç arabishtes të cilën e ka gjuhë kult, ashtu si Osman Musliu. Të dy palët, Osman Musliu dhe Qani Rexhepi, nuk kanë lidhje me Shqiptarinë, përveçse që janë deklaruar si Shqiptarë në censuset e popullsisë në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

    Të dy e lidhin fenë me një gjuhë të caktuar kulti, arabishten. Lidhja e fesë me një gjuhë të caktuar sjell nacionalizmin fetar, në këtë rast arab.

    Osman Musliu është shqipfolës i arabizuar dhe turkofil, i cili ka kërkuar publikisht që historia kombëtare shqiptare të shkruhet sipas kërkesave të Turqisë. Që do të thotë të zhbëhet figura historike e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që është figura qendrore e historisë sonë nacionale. Qëndrimi i Osman Musliut shpie në asimilimin arabo-turk të shqiptarëve.

    Të njëjtat pikëpamje me të i ndan edhe Qani Rexhepi i cili dallon nga Hoxhë Osman Musliu veç për atë që i pëlqen edhe muzika serbe.

    Të tillë shqipfolës të arabizuar dhe turqizuar nuk i duhen Shqiptarisë. Ata edhe Shqipërinë e Bashkuar Etnike ta shndërrojnë në Khalifat arabo-turk. Si Qaniu, ashtu edhe Osmani. Madje, Qaniu është më i sinqertë se Osmani.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.