×
  • Vip
  • Vip

    “My father king”/ 22-vjeçarja që bashkëjeton prej vitesh me Vali Corleonen, dyshohet se e plagosi atë me armë në këmbë

    FrontOnline
    11 Gusht 2022

    Shtëpia ku bashkëjetonin prej vitesh personazhi i njohur për publikun, Princ Valentino Corleone dhe Anita Syla, mëngjesin e sotëm u shndërrua në një skenë krimi. Kjo pasi që 22-vjeçarja dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Valit, duke e lënë atë të plagosur.

    Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku Anita Syla dyshohet se me armë zjarri plagosi në këmbë Valin. Kjo bëri që Corleone me urgjencë të shkojë në Qendrën Emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, për të kërkuar ndihmë mjekësore.

    Stafi shëndetësor ka njoftuar Policinë e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar të dyshuarën dhe një dëshmitare e cila ndodhej pranë çiftit momenti kur ndodhi akti. Policia po ashtu ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit që dyshohet se u përdor në rast dhe 40 fishekë.

    22-vjeçarja, Anita Syla, u prangos si e dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’ ndaj personit me të cilin është në lidhje dashurie tash e disa vite. Anita, emri i së cilës shpesh herë ka mbuluar ballinat e shtypit rozë, në videot e publikuara në rrjete sociale ka treguar vazhdimisht raportin e mirë që kishte me Valin. Ajo madje i kishte lënë atij nofkën ‘Father King’.

    Burimet e gazetës brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e Valit është stabile dhe ai është shtrirë në repartin e Kirurgjisë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

    Ndërkohë me urdhër të prokurorit, Anita Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa po vazhdojnë hetimet për të zbardhur motivin që shtyu drejt ngjarjes dhe rrethanat se si ndodhi rasti.

    Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Vip26 Prill 2024
    Së fundi, sytë e të gjithë janë kthyer kah çifti simpatik i Big Brother VIP Albania. Dashuria mes tyre ka lulëzuar ndër...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare me një bagazh tejet të madh artistik, Shkurte Fejza, ka ndarë lajmin e madh për të gjithë adhuruesit...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtari Bardhi, i cili ua mori zemrat publikut edhe më shumë me paraqitjen e tij në Big Brother VIP Albania, sapo ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për migrim, të ftuar nga...
    Sport26 Prill 2024
    Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Giuntoli, ka kontaktuar me Lille për të eksploruar një lëvizje Edon Zhegrovën. “Bianconerët” po përgatiten për një afat...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme...
    Lajme26 Prill 2024
    Nënkryetari i kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse qytetarët e Kosovës kanë menduar në vitin 2019 e...
    Lajme26 Prill 2024
    Qëndrimin e tij në Berlin, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e përmbylli me një takim bilateral me ministren e Punëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.