-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa takon bujqit vushtrrias që u dëmtuan nga përmbytjet: Kemi ndarë mbi 3 milionë euro

    FrontOnline
    02 Shtator 2020

    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa bashkë me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë̈, Xhafer Tahiri kanë vizituar bujqit e Vushtrrisë si dhe disa fshatra që u preken nga përmbytjet e fundit.

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se gjatë takimit me ministrin e Bujqësisë kanë diskutuar dëmet që janë shkaktuar nga vërshimet që kanë ndodhë me datën 17 dhe 18 gusht.

    Tahiri ka thënë se nga këto vërshime janë dëmtuar shumë kultura bujqësore dhe ekonomi familjare. Ai ka thënë se komuna ka formuar komisionin komunal për vlerësim të dëmeve dhe deri me tani janë 268 fermerë, biznese dhe ekonomi familjare kanë paraqitur kërkesën për kompensim të dëmeve.

    Tahiri ka thënë se vlera totale e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore në Pestov, Dumnic, Stanovc i Epërm e Lumadh përfshinë shumën prej 900 mijë euro.

    Tahiri gjithashtu ka thënë se komuna e Vushtrrisë, nga buxheti i saj do të ndajë 110 mijë euro për të bërë kompensimin e këtyre dëmeve.

    Ndërsa ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë se përveç pandemisë, dëme kanë shkaktuar edhe reshje të shumta të cilat kanë dëmtuar shumë kultura bujqësore si dhe biznese.

    Mustafa ka thënë se për dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore janë ndarë 3.1 milionë euro. Ai ka thënë se do të mundohen t’i kompensojnë pjesërisht këto dëme pasi që qeveria nuk ka fuqi financiare për t’i mbuluar të gjitha dëmet.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Prill 2025
    Pas takimit të partive politike për seancën përgatitore të 15 prillit, subjekte politike kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje për herë...
    Lajme09 Prill 2025
    Ish-komandanti Rrustem Berisha e ka kujtuar Betejën e Koshares, duke thënë se trimat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e shkruan me gjak...
    Lajme09 Prill 2025
    Zgjidhni komoditetin dhe kualitetin me fluturimet direkte të PrishtinaTicket nga Nürnberg në Prishtinë, tri herë në javë – çdo të hënë, të...
    Të tjera
    Lajme09 Prill 2025
    Kosharja, vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar dhe u shkrua një nga faqet më të lavdishme të luftës së UÇK-së, sot kujtohet...
    Lajme09 Prill 2025
    Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar draft rezolutën për Kosovën në të cilën mes tjerash kërkohet heqja e...
    Lajme09 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë...
    Lajme09 Prill 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi, për FrontOnline, ka komentuar situatën aktuale politike në Kosovë, duke shprehur mendimin se Kryeministri Albin Kurti po përpiqet...
    Lajme09 Prill 2025
    Abelard Tahiri i PDK-së ka theksuar rëndësinë historike të 17-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin...
    Lajme09 Prill 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Kushtetutës. Ai ka vlerësuar se Kushtetuta...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.