
Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka thënë se sfidë kryesore e kësaj qeverise do të jetë menaxhimi i pandemisë së coronavirusit, raporton Front Online.
Ai po ashtu tha se rimbëkëmbja e ekonomisë do të jetë një prej sfidave kryesore. Mustafa ndër tjera tha se pret që edhe dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke.
“Kemi po ashtu si sfidë të rëndësishme rimëkëmbjen e ekonomisë. Dhe presim se do të sfidohemi me dialogun me Serbinë që duhet të kulmojë me njohje reciproke”, tha Mustafa në një konferencë për media. /FrontOnline/
Ministrat e propozuar nga LDK-ja, Agim Veliu kthehet si ministër i Punëve të Brendshme
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/243520303600742/