×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Paralajmërimi i Prokurorisë së Speciales flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në Facebook, tha se paralajmërimi i Prokurorisë së Speciales flet për një betejë të gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    Ai gjithashtu tha se ata që duan zgjedhje nuk ia duan të mirën Kosovës.Mustafa në shkrimin e tij ka thënë se Kosova aktualisht ka nevoje për institucione stabile dhe në ditët në vazhdim do të bisedojë me këdo që është i gatshëm për të bashkëqeverisur në mënyrë që të forcohet shteti i Kosovës dhe funksionalizimi i tij.

    Tutje, Mustafa tha se situata nuk është e njëjtë me atë para 24 qershorit, ditë kjo kur Dhomat e Specializuara në Hagë, lëshuan një lajmërim ku thuhej se Zyra e Prokurorit ka paraqitur aktakuzë Gjykatës Speciale, ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.

    Ai gjithashtu sqaroi edhe një herë se themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK’së dhe intervenimin e NATO’s.

    E në rrethana si këto, sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për institucione stabile dhe të fuqishme që të mbështesë institucionet e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare.Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Isa Mustafës:

    Të nderuar miq
    Po e postoj tekstin e plotë, të cilin sot ia dhashë gazetarit të KTV-Së:
    Jam i bindur se situata në vendin tonë është tjetër nga ajo që ishte para datës 24 qershor, kur Dhomat e Veçanta në Hagë lëshuan një lajmërim të pashembullt se kanë propozuar aktakuzë kundër z. Thaçi, President i Kosovës dhe z. Veseli, Kryetar i PDK-së. Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë por të të gjitha institucioneve të vendit. Parasëgjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës.
    Krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit sikurse edhe dhunime dhe gjenocid në Kosovë kanë kryer forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Për fat të keq, paralajmërimi i Prokurorisë së Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë, jo vetëm për tu gjykuar individë por për tu mbrojtur e vërteta historike.
    Në këtë betejë duhet të jemi bashk, të gjithë ne në Kosovë. Themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK-së, politikën vizionare të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së si dhe me intervenimin e NATO-s për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga zhbërja dhe deportimi.
    Ne këto rrethana Kosova ka nevojë të sigurojë institucione stabile dhe të fuqishme, të mbështesë institucionet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, një drejtësie të pavarur dhe të pandikuar, sikurse edhe të mbështesë njerëzit e saj që ballafaqohen me drejtësinë deri në përfundimin e saj, sepse deri atëherë fajësia e tyre është vetëm e presypozuar.
    Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.
    Ata që Kosovë e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.