×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Opozita duhet të fuqizojë Kosovën në procesin e vështirë të dialogut

    FrontOnline
    01 Gusht 2020

    Ish-deputeti i LDK-së dhe profesori universitar i shkencave ekonomike, Muhamet Mustafa ka qenë pjesë e takimit të së enjtes në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

    Ai ka thënë se në vend të fragmentimit të përçarjes në këtë moment ajo që është me rëndësi parësore ka të bëjë me nevojën urgjente të konsolidimit tonë institucional të brendshëm.

    “Kuvendi, Qeveria , partitë politike duhet të evitojnë gjithë pengesat për veprim, efikas e unik lidhur me këtë çështje. Për këtë nevojitet një sjellje edhe më proaktive e pozitës liderëve institucionalë dhe partiakë të pozitës, por opozita duhet të fuqizojë Kosovën në këtë proces të vështirë të dialogut, siç ishte rasti me për shembull me dialogun për statusin në Vjenë. Luftën për pushtet opozita le ta bëjë duke monitoruar qeverinë, kritikuar atë në shumë fusha të tjera të cilat i ka me bollëk”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Përderisa dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në tentim të arritjes së marrëveshjes finale ka marrë një ritëm ne Bruksel , spekulimet dhe konspiracionet ndërsakambëcat , si pjese e një lufte speciale propagandistike kundër Kosovës kanë filluar të intensifikohen në Kosovë dhe jashtë saj sidomos nga eksponentë të Qeverisë së Serbisë. Si pjesëmarrës i raundit që u zhvillua të enjten u ballafaqova me dy realitete, atë që u zhvillua ne Bruksel dhe atë virtual te sajuar nga lufta propagandistike e dizajnuar në Serbi dhe gjetiu nga aleatë të saj , dhe eksponentë te luftës politike ( primitive) vendore që e shfrytëzojnë këtë kuzhine për të sulmuar rivalët politikë). Pa hyrë në vlerësimet politike, të cilat i prezantoi në mënyrë adekuate koordinatori shtetëror i Kosovës, duke qenë dëshmitar i asaj që realisht ndodhi këtë të enjte ne Bruksel po marrë vetëm pak shembuj :

    – Gjuriq u tha gazetarëve se gjoja kishte “deklaruar se 206 mijë serb janë shpërngulur ose zhvendosur nga Kosova që nga viti 1976 “. Ai këtë nuk e ka thënë në tavolinën e bisedimeve te enjten. Po ta thoshte ai e di se do të vinte në pozitë edhe më të vështirë se sa që ishte , kur do ti citoheshin të dhënat nga burimet zyrtare dhe statistikore te ish Federatës, të Kosovës dhe të vet Serbisë , se në Kosovë, më 1976 e asaj pas atij viti nuk kanë jetuar asnjëherë 206.000 serbë. Po të ishte e vërtetë kjo që thotë Gjuriq , sot nuk do të kishte fare serbë në Kosovë ! Andaj konstruktet dhe bllofet e tilla nuk do t’i funksionojnë.

    – Ai më tutje mediave u tha se gjoja ne” kemi tentuar t’i japim një dokument lidhur me CEFTA dhe se e kishte refuzuar se nuk pranon ultimatume”. Krejtësisht e pavërtetë . Serbia ka probleme me zbatimin e marrëveshjes se CEFTA duke e shkelur atë. Kosova e ka pozitën e vet ne këtë asociacion ( që domosdo duhet të avancojë), por këtë nuk do ta bëjë përmes Serbisë. Serbia ka probleme aty me shkeljet qe bën ndaj Kosovës dhe eventualisht ndaj vendeve tjera.

    – Paska dalë një “ Dokument” i z. Lajçak me 9, pika 100% kundër Kosovës. Burime “ disa qarqe diplomatike” . Meqenëse kjo i adresohet atij, ai sigurisht do të flasë vetë për këtë, por kjo më parë duhet të jetë prodhim i dizajnerëve të luftës speciale për trazuar edhe më shumë skenën politike dhe luftën primitive ndërpartiake dhe brenda partiake, për ta vështirësuar konsolidimin institucional në Kosovë përgjithësisht dhe në sidomos arritjen e një konsensusi bazik në çështjen e dialogut dhe unitetit tonë karshi pretendimeve te qeverise serbe dhe jo vetëm asaj. Protagonizmi politik, virusi përçarës reagoi menjëherë duke e shpallur fajtor koordinatorin shtetëror se po i bëka “argatin këtij plan të Lajçak”, as me shumë e as më pak po i bëka argatin një plani fantom.

    Asgjë nga kjo nuk përkon me realitetin e të enjtes. Koordinatori shtetëror i mbështetur nga ekspertët që e shoqëronin dhe ambasadori ynë në Bruksel, në mënyrë dinjitoze, argumentuese dhe shteruese zhvilluan argumentet në bazë të parimeve për dialogun që i ka prezantuar kryeministri në Kuvend, dhe atë pa qenë asnjë herë në pozitë defanzive , përkundrazi! Zotëri Lajçak kishte një sjellje parimore profesionale dhe konstruktive. Kjo është e vërteta!

    Në vend të fragmentimit e përçarjes në këtë moment ajo që është me rëndësi parësore ka të bëjë me nevojën urgjente të konsolidimit tonë institucional të brendshëm. Kuvendi, Qeveria , partitë politike duhet të evitojnë gjithë pengesat për veprim, efikas e unik lidhur me këtë çështje.

    Natyrisht se për këtë nevojitet një sjellje edhe më proaktive e pozitës liderëve institucional dhe partiakë të pozitës, por opozita duhet të fuqizojë Kosovën në këtë proces të vështirë të dialogut, siç ishte rasti me për shembull me dialogun për statusin në Vjenë. Luftën për pushtet opozita le ta bëjë duke monitoruar qeverinë, kritikuar atë në shumë fusha të tjera të cilat i ka me bollëk.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ditë më parë ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me një delegacion të lartë nga MCA Kosova,...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Gjakovë  ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjetë (30) ditësh P. B, i dyshuar për tentim vrasje. Rasti...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ilir Tahiri ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Sara dhe Driloni kanë vazhduar të bisedojnë për raportin me njëri-tjetrin. Ishte Sara ajo që i Drilonit se në pjesën e klipit...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Driloni e ka bërë hapin e parë drejt raportit me Sarën. Gjatë bisedës me të, Driloni i tha Sarës se “ne duhet...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Vullneti, Drenusha dhe Xheneta kanë biseduar për deklaratën e Gresës për marrjen e rolit në filma. Drenusha tha se “ne e dimë...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Sport21 Dhjetor 2024
    Përballja në kryeqytet mes Prishtinës dhe Malishevës, u mbyll pa gola. As njëra e as tjetra skuadër nuk arriti të bëjë asgjë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.