Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rol të madh në këtë proces.
Por, sipas tij, negociatat në Bruksel nuk mund të bëhen pa prezencën e SHBA-ve.
“Roli i BE-së është i rëndësishëm në dialog, sepse ky dialog duhet të përndunojë me njohje reciproke. Megjithatë, Amerika duhet të jetë prijëse në këtë proces por edhe me ndihmën e Bashkimit Evropian. Anjëherë nuk ka pasur negociata në Bruksel pa prezencësn e Amerikës”, ka thënë Mustafa.
Megjithatë, sipas tij, BE-ja dhe SHBA-të janë të koordinuara për këtë çështje.
“Nuk besoj që nuk ka koordinim mes BE-së dhe SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi. Nuk ka rëndësi ku do të mbahet takimi për rifillimin e dialogut, vetë takimi është me rëndësi të madhe”, ka thënë Mustafa në Radio Televizion Publik.
Mustafa po ashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë interëa në cështjen e zhvillimit ekonomik.
Kryetari i LDK-së është shprehur optimist se një marrëveshje gjithëpërfshirëse me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe BE-së, do të arrihet deri në fund të këtij viti, pasi që konsideron se procesi i dialogut është stërgjatur

Të tjera
-
16:19 | 18 Shkurt 2021
-
16:10 | 18 Shkurt 2021
-
16:09 | 18 Shkurt 2021
-
16:09 | 18 Shkurt 2021
-
16:03 | 18 Shkurt 2021
-
16:02 | 18 Shkurt 2021
-
15:50 | 18 Shkurt 2021
-
15:48 | 18 Shkurt 2021
-
15:46 | 18 Shkurt 2021
-
15:45 | 18 Shkurt 2021
-
15:37 | 18 Shkurt 2021
-
15:29 | 18 Shkurt 2021