×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa: Jam i gatshëm që të ulemi me Kurtin për të gjetur zgjidhje rreth dialogut

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se është i gatshëm të takohet në çdo kohë me Albin Kurtin e VV’së rreth zgjidhjes së dialogut me Serbinë.

    “E vështirë është por duhet të dominojë arsyeja. Nëse ky proces duhet të shkojë përpara. Më mirë të ulemi e të flasim se sa ta dialogojmë me të tjerët për marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.“Çdonjëri prej nesh, edhe unë duhet të shkoj ta lus VV’në e PDK’në e ta gjejmë një zgjidhje. Nuk konsideroj që ne nuk duhet të komunikojmë për cështjet. Mund të jemi të hatruar, por jam i gatshëm në cdo moment të ulem me Kurtin për dialogun dhe të kërkoj mendimin e tij për zgjidhje sepse kështu do të ishim më të fortë”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa ka shtuar se deklaratat e tilla të Thaçit kanë qenë brengosëse në të kaluarën, dhe të njëjtat e kishin shtyrë LDK-në ta përkrahnin ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në idenë e tarifës 100 për qind për mallrat serbe.“Sa i përket Thaçit, unë them se ai është tërhequr nga fjalori për kompromise të dhimbshme. Ai nuk flet më për Preshevën, Bujanovcin, dhe mundësinë e bashkimit të atyre komunave sepse është e qartë se bashkimi i tyre nuk do të ndodhte vetëm njëanshëm. Është shumë e logjikshme që Serbia nuk hyn në dialog të na falë territor. Unë mendoj që ndoshta publikisht nuk është tërhequr, por në realitet po. Unë kam pasur biseda me të dhe e kam sqaruar pozicionin e LDK-së dhe ia kam bërë të qartë se nuk hyjmë në dialog në asnjë forme në të cilën do të bisedohet për shkëmbim të territoreve pa marrë parasysh se çfarë ndryshimi i kufijve do të jetë ai, sepse një gjë e tillë na kthen para shpalljes së pavarësisë”, ka thënë ai në KTV.

    Mustafa ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet lidhur me figurën e Thaçit dhe kryeministrit Hoti, por me gjithë Kuvendin, pasi sipas tij, marrëveshja duhet të jetë e pranueshme për gjithë qytetarët por edhe për opozitën.

    Ndërkaq duke folur për rolin e SHBA-së dhe BE-së në këtë proces, ai ka deklaruar se dialogu nuk do të zhvillohet në dy binarë, pasi sipas tij, asnjëra palë nuk mund ta çojë përpara dialogun pa palën tjetër.E për takimin e 27 qershorit i cili do të mbahet në Ëashington, Mustafa ka thënë se nuk dihet ende se çfarë konkretisht do të ketë.Mustafa ka shtuar se në takim që ka pasur me të dërguarin e posaçëm të SHBA-së, Richard Grenell, ai ia ka bërë të ditur se SHBA-ja nuk është për shkëmbim të territoreve.“Ai është shprehur që dialogu ka për qëllim bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve.

    Ndërkaq në takimin me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ai thotë se ia ka bërë të ditur se qëndrimi i LDK-së është që në dialog të jetë edhe BE-ja, por që të jenë bashkë me SHBA-në.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Gusht 2025
    Një video është publikuar në media ku shihen zyrtarë policorë të Policisë së Kosovës që kanë zënë dy motoristë në Ferizaj. Ngjarja...
    Lajme19 Gusht 2025
    Një person është gjetur pa shenja jetë në një restorant në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënsja e Policisë së Kosovës për...
    Lajme19 Gusht 2025
    Gazetarja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour, ka treguar një episod të rëndë nga periudha e luftërave në ish-Jugosllavi, kur për pak...
    Të tjera
    Lajme19 Gusht 2025
    Një person është gjetur pa shenja jetë në një restorant në Malishevë. Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënsja e Policisë së Kosovës për...
    Lajme19 Gusht 2025
    “Asnjë kandidat të VV-së”. Kështu deklaroi sot deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, referuar votimit ose jo të një kandidati...
    Sport19 Gusht 2025
    Mohamed Salah është shpallur "Lojtari më i mirë i vitit" për edicionin 2024-25 të Premier League. Kjo është bërë e ditur gjatë një...
    Lajme19 Gusht 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen,...
    Bota/Rajoni19 Gusht 2025
    Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, ODIHR, ka thënë të martën se Serbia e ka për detyrë...
    Lajme19 Gusht 2025
    Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i ndalohen takime me 11 persona. Sonte në emisionin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.