I dërguari i BE’së, për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar sot me liderin e LDK’së, Isa Mustafën.
Në një njoftim të nisur nga zyra për media e LDK’së, thuhet se Mustafa e ka njoftuar Lajçakun për qëndrimet që ka Lidhja Demokratike në procesin e dialogut.
Tutje, thuhet se LDK’ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke.
“Kryetari Mustafa e njoftoi z. Lajçak për qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut dhe se LDK-ja është e interesuar që marrëveshja të mbyllet me njohje reciproke. Ndërsa z. Lajçak tha se e vlerëson që roli konstruktiv i LDK-së në procesin e dialogut është shumë i rëndësishëm”, thuhet në njoftim.