×
  • Lajme
  • Lajme

    Musliu: Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish-ushtarët e UÇK-së

    FrontOnline
    29 Shtator 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka drejtuar një sërë kritikash në drejtim të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

    Sipas saj, Kurti përveç përrallave nuk ka ndërmarre asnjë veprim konkret kundër gjykatës speciale.

    “Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish ushtarët e UÇK-së”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Postim i plotë:

    KALLAUZI I “KAUZAVE”

    Albin Kallauzi i mbanë “veshët në krahë” se mos po ndodhë diçka në këtë vend, pret pastaj duke fërkuar duartê deri sa të kalojë stuhia dhe tek pasi ka kaluar stuhia del para publikut dhe mbanë ligjerata se si do duhej të veprohej.

    Narracioni se gjoja ai është i vetmi që “don, din dhe mundet” është kulmi i hipokrizisë.

    Albin Kallauzi përveç përrallave nuk ka ndërmarre asnjë veprim konkret kundër gjykatës speciale. Përkundrazi, Albin Kurti dëshmoi se i çmon ata që me vite i akuzojnë ish ushtarët e UÇK-së.

    Albin Kallauzi nuk pati guxim të qendrojë në sallën e Kuvendit dhe te votojë me JO. Doli pasi ishte i sigurtë se dalja e tyre nuk kishte asnje peshë relevante. Sot shitet si kundershtar i Gjykatēs.

    Albin Kallauzi dhe VV-ja asnjëherë nuk protestuan kundër kësaj gjykate. Përkundrazi nuk la metodë pa përdorur për të njollosur imazhin e ish ushtarëve të UÇK-së.

    Albin Kallauzi shet filozofi se VV-ja na qenka e vetmja parti patriotike në skenën tonë politike por realiteti flet ndryshe. Figurat që mblodhi rreth vetës vetëm patriotë nuk janë.

    Albin Kallauzi apelon në popull duke u viktimizuar por nuk do t’ja del dot sepse populli është ngopur me kopallat e tij.

    Kallauz, na trego vetëm një veprim konkret për mbrojtjen e vlerave të luftës gjatë kohës sa ishe kryeministër.

    Për 50 ditë qeverisje na ofro një fakt që na dëshmon se ti vërtetë i përmbahesh asaj që thua.

    Kallauz nuk ke lënë asgjë pa përdorur dhe pa e keqpërdorur vetëm e vetëm për të arritur famë personale sepse ty nuk të intereson asgjë tjetër. Ty nuk të intereson jo vetëm VV-ja por as familja jote e lëre më populli i Kosovës.

    Ti e pate rastin dhe e lëshove vet sepse ti më se miri e njehë vetën dhe e din që ti as nuk din as nuk don dhe as nuk mundesh.

    Aftësia jote e vetme është baltosja e të gjithëve. Për ty vetëm ti je i shenjtë.

    Kallauz ti dhe secili në këtë vend duhet të kuptojë që UÇK nuk është pronë individësh, partishë apo regjionesh.

    UÇK është vlerë e kombit, është lavdia e shpirtit liridashës shqiptar.

    Sado që do perpiqesh në këtë pikë nuk do t’ja dalësh. Je vonë;shumë vonë.-

    Nga Rubrika
    Kronika25 Korrik 2025
    Gjatë mesnatës së djeshme është arrestuar një person. I njejti ishte përfshirë në aksident trafiku dhe derisa zyrtarët policor ishin duke u...
    Lajme25 Korrik 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurve Xh.K, D.K, A.K....
    Ekonomi25 Korrik 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media. Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Mërgimtarët të cilët po vijnë në Kosovë, po presin deri në 1 orë për të dalë nga Dheu i Bardhë. Sipas të...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Një 9-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën Palasë-Dhërmi. Sipas njoftimit të policisë, i lënduar ka mbetur edhe...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën legjendës së mundjes Hulk Hogan, duke reaguar në rrjetet sociale pas...
    Lajme25 Korrik 2025
    Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri...
    Lajme25 Korrik 2025
    26 korriku është dita e fundit kur deputetët mund të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit ligjor që e caktoi Gjykata Kushtetuese....
    Lajme25 Korrik 2025
    Sot mbushen katërmbëdhjetë vjet kur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.