×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Muçaj: U shkarkova për hakmarrje politike, më larguan nga sistemi për t`i hapur rrugë keqpërdorimit

    FrontOnline
    08 Gusht 2020

    Po bëhen thuajse një muaj qysh kur Komisioni Disiplinor në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), e ka larguar nga shërbimi civil drejtorin e Departamentit të Rezervave Shtetërore, Arton Muçajn. Kjo me arsyetimin se i njëjti ka lidhur kontrata jashtëligjshëm pa pëlqimin e ministrit.

    Kështu po pretendon për Front Online edhe ministri i këtij dikasteri qeveritar, Vesel Krasniqi. Ai ka thënë që deri te shkarkimi i Muçajt ka ardhur pas nënshkrimit të jashtëligjshëm të dy kontratave, si dhe zbulimi i vendndodhjes së rezervave shtetërore, gjë që është në kundërshtim me Ligjin.
    Ndryshe nga ministri është deklaruar, tashmë ish-drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore, Arton Muçaj. Sipas tij, shkarkimi erdhi për dy arsye, përfshirë këtu edhe hakmarrjen
    politike, pasi i njëjti është mik familjar i vëllezërve Haradinaj.

    “Rasti i parë ka qenë ndërhyrja dhe kërkesa e Ministrit për të blerë maska për rezerva shtetërore (duke aluduar që të blejmë nga kompania e tij e maskave që e ka në Malishevë). Rasti tjetër është edhe keqpërdorimi i naftës si rezervë shtetërore duke ditur qe ministri Vesel Krasniqi merret me tregtinë e naftës si dhe ka një pompë benzine në Malishevë. Dhe arsyeja e dytë është hakmarrja politike në mes NISMA-s dhe AAK-se duke ditur që unë jam përkrahës i AAK-së dhe mik familjar i z.Ramush dhe Daut Haradinajt”, ka thënë ai, për Front Online.

    Muçaj për Front Online, foli edhe për nënshkrimin e kontratave për rezerva shtetërore, nga sekretari i përgjithshëm i MTI-së, Burim Rreci, pa dijeninë e tij si drejtor.

    “Sekretari Permanent Burim Rreci ka nënshkruar kontrata për rezerva shtetërore pa dijeninë time si Drejtor si dhe pa dijeninë e stafit të Departamentit të Rezervave Shtetërore, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës. Bëhet fjalë për marrëveshje me kompaninë e dhëndrit të Fatmir Limajt, ku MTI-ja i paguan qira në muaj, mbi 2 mijë euro, apo mbi 25 mijë euro në vit, dhe që konsiderohet shkelje e Ligjit për Rezerva Shtetërore. Tani këto kontrata janë pjesë e hetimeve nga Prokuroria Speciale dhe Krimeve Ekonomike të Policisë që i kam lajmëruar unë”, ka thënë ai.

    Ish-drejtori i rezervës shtetërore, u deklarua edhe për dy kontratat e nënshkruara nga ai, e që nga Ministri Veseli dhe MTI-ja po pretendohet se janë nënshkruar jashtëligjshëm.

    “Unë kam nënshkruar kontratën e parë, në pajtim me Ligjin e Rezervave Shtetërore: Nenin 18 , pika 1.7, 1.8, dhe pika 2.0, si dhe nenin 23 (ku neni 23 thotë se duhet shfrytëzuar marrëveshjet që janë të lidhura me institucionet që financohen nga Buxheti i Shtetit, dhe unë e kam shfrytëzuar atë kontratë që është e lidhur me AQP edhe për furnizim edhe për deponim. Procedurat kanë filluar në fillim të muajit Maj – 2020 dhe kanë përfunduar me datën 4 Qershor 2020), ku edhe kemi nënshkruar marrëveshjen pa implikime financiare pra pagesë për ruajtje. Poashtu ka qenë e informuar ish-ministrja Rozeta Hajdari, pasi ma ka përgatitur zyra ligjore me kërkesën time, dhe më është aprovuar nga zyra e sekretarit. Kjo kontratë ka logon e MEPTINIS”, ka thënë Muçaj, për Front Online.

    Ndërsa për sa i përket kontratës së dytë të nënshkruar, Muçaj tha se është nënshkruar poashtu në bazë të Ligjit për Rezerva Shtetërore dhe se nuk ka implikime financiare.

    “Kontrata e dytë është nënshkruar nga unë poashtu në bazë të Ligjit të Rezervave Shtetërore: Nenin 18 , pika 1.8, dhe pika 2.0. dhe Neni 9 (ruajtja e sekretit shtetëror). Kjo kontratë nuk ka implikime financiare, nuk ka asnjë obligim që merr MTI-ja. Thjeshte është një marrëveshje pa pagesë në mes Departamentit dhe kompanisë për ruajtjen e naftës, i cila nuk ka datë kur i dërgojmë naftën për ruajtje, as sasi dhe as një obligim të MTI-se respektivisht te Departamentit te Rezervave Shtetërore. Është një obligim i kryer i Departamentit duke respektuar edhe Ligjin e Rezervave Shtetërore e edhe direktivën evropiane 2009/119 për të cilën nuk ka njohuri elementare as Ministri Krasniqi as Sekretari Permanent Burim Rreci”, ka thënë ndër të tjera ai. /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.