×
  • Lajme
  • Lajme

    MTI synon ta rikthejë vendimin për zonën e Malishevës që u anulua nga Qeveria Kurti

    FrontOnline
    12 Korrik 2020

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë synon ta ri-kthej vendimin e shfuqizuar nga Qeveria Kurti për zonën ekonomike në Malishevë, derisa ka në plan që sivjet t’i nisë punimet në zonën ekonomike amerikane në Gjakovë.

    Ministri i MTI-së, Vesel Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në mandatin e tij, fokusi kryesor do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendor, mbrojtja e konsumatorit dhe mbështetja e eksportit, derisa shton se ka në prioritet edhe zbatimin e Ligjit për investime strategjike dhe krijimin e zonave ekonomike.

    “Zona e Malishevës e cila është shfuqizuar në një mbledhje të natës pa ndonjë analizë, unë mendojë që ka qenë një vendim politik, më shumë sesa një analizë ekonomike. Ajo zonë ekonomike i duhet asaj pjese dhe atij regjioni për faktin se duke pasur parasysh edhe misionin e zonës. Misioni i saj është drejtpërdrejt mundësi apo e dedikuar për diasporën. Kështu Malisheva ka shumë biznese që punojnë jashtë vendit dhe për këtë t’iu jepet mundësia që investimet e tyre, një pjesë të tyre ta investojnë në vendin dhe komunën e tyre. Andaj, kjo zonë ka pasur tragete kryesisht diasporën. Pastaj zonat tjera që tashmë jemi në kohë pandemie, ka një neglizhencë të punimeve për shkak të pandemisë, pastaj të buxhetit… Po ashtu tek zonat tjera siç është ajo e Gjakovës, besoj në një të ardhme të afërt do të shqyrtohet mundësia e fillimit të punimeve”, thotë Kransniqi.

    Ministri i MTI-së, Krasniqi ka folur edhe për rëndësinë e investimeve strategjike, ku sipas tij, Ligji për investime strategjike duhet të bëhet një plotësim-ndryshim për shkak të mosfunksionimit të këtij ligji dhe burokracive të tepruara.

    “Diku 27 biznese kërkues për investitorë strategjik kanë bërë kërkesat e tyre në Ministri, deri më tani vetëm dy investitorë kanë marrë statusin e investitorit strategjik e që unë them që nuk është mjaftueshme, duke pasur parasysh numrin e kërkesave të cilat janë”, thotë ai.

    Krasniqi po ashtu ka thënë se në këtë kohë pandemie ka pasur parregullsi në tregun vendor për ngritje të çmimeve dhe mallra me afate të skaduar, ku inspektoratit i kësaj Ministrie ka marrë masa adekuate dhe hetimore për shkak të mallrave me afat të skaduar dhe ngritje të çmimeve.

    “Sigurisht që ka pasur momente të mos përputhjes për shkak të pandemisë dhe mos furnizimit të rregullt të dyqaneve. Sigurisht që ka pasur pakënaqësi, sepse ne kemi këtu departamentin e mbrojtjes së konsumatorit me të cilin është ndërtuar një program me thirrje online, ku janë shfaqur shumë shqetësime dhe ankesa. Prej tyre diku 50 përqind kemi arrit t’i shqyrtojmë dhe janë inspektuar nga inspektorati i MTI-së, si dhe për t’i adresuar pastaj me hetime aty ku ka pasur nevojë për t’u hetuar… Mirëpo tek afati dhe skadimit dhe të tjera kemi pasur më shumë pakënaqësi, ndërsa sa i përket çmimeve ka pasur ngritje të çmimeve”, thotë Krasniqi.

    Si MTI, Krasniqi tha se janë në përpjekje për të ofruar lehtësira për naftëtarët në veprimtarinë e tyre, në të njëjtën kohë janë të përkushtuar të kërkojnë edhe cilësi dhe çmime të pa manipuluara për konsumatorët e vendit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.