×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh publikohen rezultatet për 200 punonjësit shëndetësor që do të angazhohen në luftën kundër COVID-19

    FrontOnline
    07 Korrik 2020

    Ministria e Shëndetësisë ka shpallur rezultatet përfundimatare për pozitat mjek specialistë dhe mjek i përgjithshëm, infermierë, staf teknik dhe mbështës, laborantë, inspektor sanitar e specializantë të mikrobiologjisë.

    Sipas rezultatetve të publikuara, numri i mjekëve specialsitë është 100, të cilët do të angazhohen në sistemin shëndetësor së shpejti, ndërsa janë pranuar po ashtu 62 infermierë, 8 laborantë, 20 inspektor sanitar dhe 4 specialistë të mikrobiologjisë.

    Gjithashtu për të gjithë ata të cilët janë të pakënaqur, mund të bëjnë ankesë në afatin kohor prej 7 ditësh.

    Listën e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

    Ndërkaq, në përballje me pandeminë COVID-19, përveç stafit mjekësor janë angazhuar edhe një numër i madh i vullnetarëve.

    Jehona Krasniqi e cila me profesion është mjeke e përgjithshme dhe gjatë kësaj kohe ka punuar si vullnetare në Klinikën Infektive, ka reaguar në emër të vullnetarëve që janë paraqitur në këtë klinikë gjatë kohës së pandemisë duke punuar pa pagesë.

    Ajo ka reaguar për konkursin e Ministrisë së Shëndetësisë pasi, sipas saj, nga 8 vullnetarë që kanë aplikuar në këtë konkurs vetëm njëri prej tyre është pranuar.

    Krasniqi është shprehur e zhgënjyer se puna e saj dhe të kolegëve u është hedhur poshtë në favor të dikujt që do t’i duhet të mësojë nga fillimi.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pasur një takim me kryetarin dhe kryesinë e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në...
    Sport17 Nëntor 2024
    Mircea Lucescu (79 vjeç), trajneri i kombëtares së Rumanisë, mbajti sot konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Qipros, e cila do të...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti duket se ka lënë pas inatin me Xhenetën, pasi sot ai ia përgatiti mëngjesin dhe kafenë turke nga “Princ Caffe”. Me...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti ka nisur ditën duke bërë lutje. Këngëtari ndenji i shtrirë në dysheme derisa bëri lutjet. Menjëherë pas kësaj ai këndoi këngën...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. Tërmeti i rënë është ndjerë më së shumti...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.