×
  • Lajme
  • Lajme

    MPJ e Gjermanisë: Mbështesim Kosovën në rrugën drejt liberalizimit të vizave

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë thonë se përkrahin Republikën e Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave. Në një përgjigje për Express nga zyra për media e ministrisë që drejtohet nga Heiko Mass thonë se vlerësojnë përpjekjet e Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit dhe kujtojnë se Prishtina zyrtare ka përmbushur kushtet. Derisa nuk kanë pranuar të japin detaje, të pyetur nëse Mass i ka kërkuar mbështetje homologut francez, Le Drian, për t’ia liberalizuar vizat Kosovës.

    Gjermania e kancelares gjermane, Angela Merkel, në vazhdimësi ka përkrahur Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave. Presioni në drejtim të Berlinit për të shtyrë këtë proces përpara është rritur tashmë kur me presidencën e BE’së do të udhëheqë Gjermania.

    Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian të prirë nga Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, i kanë drejtuar edhe një letër kancelares gjermane dhe ministrit të Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, me kërkesën për të përmbyllur liberalizimin e vizave për Kosovën deri në fund të presidencës së Gjermanisë.

    Megjithatë për të pasur sukses në heqjen e regjimit të vizave për Kosovën duhet edhe mbështetja nga Franca skeptike e presidentit Macron.

    Ditë më para për Express nga zyra për media e kancelares gjermane, kanë thënë se Gjermania ka një koordinim shumë të ngushtë me Francën dhe se përkrah Kosovën për procesin e liberalizimit të vizave.

    Megjithatë nuk dihet nëse kanë biseduar për liberalizimin e vizave edhe në takimin që para pak ditësh ka pasur në Berlin Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Mass, me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian.

    Për Express nga zyra për media e ministrisë që drejton Heiko Mass kanë thënë se nuk mund të ndajnë detaje nga biseda, të pyetur nëse si Gjermani kanë kërkuar mbështetjen e Francës për Kosovën.

    “Si parim, ne nuk ndajmë informata nga përmbajtja e diskutimeve konfidenciale”, thuhet në një përgjigje.

    Ndërkohë kanë ripërsëritur se Gjermania mbështet Kosovën në rrugën drejt arritjes së liberalizimit të vizave, meqë është konstatuar qysh në raportin e vitit 2018 se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave.

    “Në raportin e 18 korrikut 2018, Komisioni Evropian ka konstatuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në Udhërrëfyesin e Komisionit për Liberalizimin e Vizave. Gjermania vlerëson përpjekjet që janë bërë viteve të fundit, veçanërisht në fuqizimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në përgjigjen.

    Derisa shtojnë se propozimi i Komisionit Evropian i bërë më 4 maj të vitit 2016 për heqjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës duhet të miratohet në Këshillin e Bashkimit Evropian.

    “Në këtë aspekt, Gjermania mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt arritjes së liberalizimit të vizave. Për këtë qëllim, bisedimet e nivelit të ekspertëve tashmë janë zhvilluar me përfaqësues të Kosovës dhe Ministrinë së Punëve të Brendshme me qëllim të diskutimit të çfarëdo çështjeje të hapur”, kanë përfunduar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

    Ekspertë të integrimeve evropiane në Kosovë ndërkohë kanë ngritur shqetësime që nëse liberalizimi i vizave nuk përmbyllet përgjatë pjesës së dytë të vitit derisa Gjermania drejton presidencën e BE’së, atëherë procesi mund të futet në një rrugë qorre.

    Krerët politik në Kosovë në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian që të liberalizojë vizat, meqë tashmë janë plotësuar kushtet.

    Debat lidhur me këtë çështje para pak ditësh është bërë edhe në twitter. Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, në një diskutim me ish-ministrin Behgjet Pacolli, kishte drejtuar gishtin nga Franca e Emannuel Macron. Ajo i kishte thënë kreut të AKR’së që ta telefononte Macronin për ta pyetur se pse nuk po i jepet liberalizimi i vizave Kosovës. Cramon gjithashtu kishte pranuar hapur se mes shteteve anëtare të BE’së ka hezitim sa i përket liberalizimit të vizave.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.