Ministria për Punë të Brendshme informon se gjatë ditës së kaluar (24 qershor) në territorin e të gjithë vendit 366 personave ju është dhënë vendim për izolim, ndërsa 125 të tjerë kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga MPB thonë se zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle tek personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim, ndërsa nuk kanë regjistruar shkelje të kësaj mase.
Ndërsa sa i përket masës për mbajtje të mbrojtjes personale, janë regjistruar 643 shkelje./