×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i nxehtë, rekomandohen qytetarët t’i shmangen qëndrimit në diell gjatë orëve të mesditës

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Masat e ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika do të jenë prezent mbi vendin tonë, duke krijuar kushte për mot të nxehtë dhe me vapë.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në fushat termike do të ketë rritje në të dy ekstremet.

    Nga dita e enjte parashihet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu të cilat lokalisht do të jenë intensive, afatshkurta të shoqëruara me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

    Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.

    Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 1-9 m/s.

    Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për ata që kanë sëmundje kronike, pasi që indeksi UV do të jetë ekstrem i lartë, prandaj këshillohet që në intervalet kohore nga 10-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit ose të përdorim masa mbrojtëse.

    Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të insolacionit të gjatë dhe reshjeve të fundit që u regjistruan sidomos në rrafshin e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Kronika14 Mars 2025
    Ka vdekur edhe personi i dytë nga vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Domorovc-Hodonovc të komunës së Ranillugut. Në vendin e...
    Lajme14 Mars 2025
    PrishtinaTicket ka nisur fluturimet direkte për dy destinacione të reja: Köln dhe Bremen. Linja për Köln ka filluar më 8 mars, me...
    Lajme14 Mars 2025
    Donald Trump Jr., djali i presidentit amerikan, ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq. Në mesin e temave, sigurisht...
    Të tjera
    Lajme14 Mars 2025
    Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur sot në Qeveri, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer. Siç njofton ZKM...
    Bota/Rajoni14 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur ditës e enjte në Shkodër, ku një ambulancë është aksidentuar me një veturë. Si pasojë, ka...
    Lifestyle14 Mars 2025
    Dashi Horoskopi i datës 14 mars 2025 nga Christine Haas Sot askush nuk do ju marrë seriozisht kështu që duhet më patjetër...
    Vip14 Mars 2025
    Xheneta Fetahu pak më parë ishte për vizitë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania. Me të përfunduar takimin me banorët, ajo...
    Sport14 Mars 2025
    Fundjava sjell duelet interesante në javën e 24-t të Superligës. Kampionati për garat e rregullta po shkon drejt fundit, ku çdo përballje...
    Vip14 Mars 2025
    Ish reperi Fero është bërë sërish temë diskutimi pasi së fundmi u martua për herë të dytë. Së fundmi,gruaja e tij e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.