×
  • Lajme
  • Lajme

    Mjeku Kalo: Shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19 te të rinjtë nën 35 vjeç

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Mjeku Tritan Kalo përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve në Shqipëri që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë këshillat për distancim fizik.

    Ai ka ngritur shqetësimin edhe në lidhje me shtimin e rasteve te moshat e reja, kryesisht nënë 35-vjeç.

    “Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjendet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetësimet e të sëmurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.