Olivia Cuid, nga Kanadaja, është stomatologe e cila në Tik-Tok ka treguar se si të vihet më mirë maska e zakonshme kirurgjike për të qenë më efikase dhe thotë që në mungesë të maskës N95 edhe kjo bën punë të shkëlqyeshme
Shumica e njerëzve, thotë ajo, posaçërisht ata me fytyrë të imët, ka problem me maskat, sepse anash shfaqen zbrazëti për shkak të së cilës fytyra është e ekspozuar më shumë seç duhet, ndërkaq Olivia ka treguar zgjidhjen për këtë, transmeton Telegrafi.
Siç thotë ajo, duhet bërë kështu:
– Para së gjithash, lani duart, sepse me maska duhet vepruar vetëm kur janë duart plotësisht të pastra.
– Lakojeni maskën për së gjati në gjysmë.
– Lidhni një nyjë në llastik, sa më afër maskës.
– Hapni maskën.
– Zbrazësia e vogël e cila do të shfaqet futeni nga se cila anë.
– Në mungesë të maskës N95, kjo mund të shërbejë si alternativë e mirë, ka thënë Olivia, duke treguar që në atë mënyrë maska më së miri përshtatet në fytyrë.