×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja e Financave jep detaje për pagesat nga Pakoja Emergjente

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka dhënë detaje rreth pagesave nga Pakoja Emergjente, shkruan Front Online.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se Komisioni është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve, dhe se janë duke punuar me intensitet dhe përkushtim të lartë.

    “Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR)”, ka shkruar ajo.

    Postimi i plotë i ministres:

    Të nderuar qytetarë,

    KOMISIONI është duke punuar me një intensitet dhe përkushtim të lartë në verifikimin e kërkesave të tatimpaguesve, të cilët kanë aplikuar për të përfituar nga Pakoja e kaluar. Gjatë verifikimeve nga KOMISIONI, po konstatohen parregullsi gjatë aplikimit, gjë që po vështirësojnë punën e KOMISIONIT.

    Është lajm i mirë që KOMISIONI tanimë është në finalizim të verifikimit të të gjitha aplikimeve. Nesër do të përfundoj me verifikimet e të gjitha kërkesave për kompensim të qirasë dhe deri në fund të kësaj jave do të përfundoj edhe me verifikimet, gjegjësisht validimet finale në të gjitha Masat si: Masa 3a (kompensimi në pagë prej 170 EUR), 3b (qiraja 50%), 7 (pagesë shtesë në vlerë prej 100 EUR për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe barnatoreve), 8 (pagesë e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR) dhe 14 (mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku 1 vjeçare gjatë periudhës së emergjencës së shendetit publik nga 130 EUR).

     

    Ndërkohë, ju njoftojmë që edhe listat e përfituesve për masën 15 (pagesa e asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët me kushte të rënda sociale të lajmëruar si të pa punë) janë në finalizim dhe shumë shpejtë do të bëhet ekzekutimi nga Thesari.

     

    Ministria e Financave siguron qytetarët e Kosovës që do të vazhdoj me implementimin e masave të pakos dhe se ekzekutimi i pagesave do të intensifikohet pas miratimit në Kuvend të buxhetit të rishikuar për vitin 2020.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Lajme04 Mars 2026
    Është vetëdorëzuar në polici një person për të cilin, policia në Gjakovë të martën kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani konsideron se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë eliminimin politik të Presidentes Vjosa Osmani. Sipas...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Dy policë të forcave “Shqiponja” në Shqipëri janë lënduar mbe gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim. Dyshohet se...
    Lajme04 Mars 2026
    Gjykata Supreme ka shfuqizuar kufirin e moshës për asistentë në Universitetin e Prishtinës, duke e cilësuar si diskriminues dhe të paligjshëm. Sipas...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministri i Jashtëm i Kinës bëri thirrje për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake të Izraelit ndaj Iranit gjatë një bisede telefonike me...
    Sport04 Mars 2026
    Kupa e Kosovës në futboll do të rikthehet sot me tri ndeshje çerekfinale, ndërsa një tjetër do të luhet nesër. Skuadrat po...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka reaguar ndaj paralajmërimit të bërë nga presidenti amerikan, Donald Trump për të ndërprerë tregtinë mes dy vendeve...
    Kronika04 Mars 2026
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj ka njoftuar se në Rahovec dhe në Gjakovë, gjatë ditës së djeshme janë gjetur mjete...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.