×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të mos shpërfillen masat dhe të rritet kujdesi

    FrontOnline
    09 Qershor 2020

    Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi adresuar mediave ka thënë se numri i vogël i rasteve pozitive (6 raste sot), është një rezultat premtues në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.

    Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë zbatimin e masave që i ka caktuar qeveria e Kosovës, sipas rekomandimeve të IKSHPK’së, me qëllim të ndalimit të koronaviursit.

    Në fund, MSH’ja bën thirrje që të mos shpërfillen masat e marra dhe të vazhdohet me kujdes të shtuar.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë:

    MSh: Rezultate inkurajuese për Covid-19, por të vazhdojmë me kujdes të shtuar

    Ministria e Shëndetësisë e sheh si një rezultat premtues numrin më të vogël të rasteve që kanë rezultuar sot pozitive (6 raste pozitive nga 294 mostra të analizuara) për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe e sheh këtë si një tregues se situata rreth pandemisë Covid-19 është nën kontroll në Kosovë, pavarësiisht lehtësimit të masave.

    Por, përkundër kësaj, MSh u bën thirrje qytetarëvë të Kosovës që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masavë të ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

    Gjithashtu, MSh u bën thirrje qytetarëvë që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse si bartja e maskave, ruajtja e distancës sociale e fizike dhe mirëmbajtjen e higjienës individuale e kolektive.

    MSh, rikujton se kujdesi në ushtrimin e veprimtarive të hapura duke iu përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së është jetik në parandalimin e shtimit të rasteve me Covid-19 që do të ishte një barrë e madhe në këtë kohë edhe për personelin dhe infrastrukturën shëndetësore si dhe kthim prapa në progresin e shënuar.

    Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëvë që të mos shpërfillin masat e marra dhe të vazhdojmë së bashku me kujdes të shtuar dhe vetdisiplinë për të ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin e qytetarëve tanë!

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.