Me qëllim që të ndihmojë në përballimin e pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë për disa institucione të vendit një numër simbolik të maskave mbrojtëse për personelin e tyre.
Gjatë ditës, disa institucione i kanë pranuar këto maska mbrojtëse, derisa disa të tjera ato do t’i pranojnë nesër.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, maskat janë ndarë për Bashkësinë Islame të Kosovës 500, Ipeshkvisë së Kosovës 250, Rektoratit të UP-së 500, Këshilli Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial nga 150 maska.
“Në këtë aktivitet që ndër të tjera synon edhe të promovojë bartjen e maskës si një masë mbrojtëse të drejtpërdrejt për qytetarët e vendit pavarësisht se në çfarë institucioni apo organizatë shërbejnë, do të përfshihen edhe institucione të tjera”, thuhet në njoftim.