×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dënon ndërtimin e kishës serbe në varrezën masive në Batajnicë

    FrontOnline
    16 Maj 2020

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka dënuar aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë.

    Përmes një reagimi në Facebok MPJD ka konsideruar se ky është akt përçmimi ndaj viktimave shqiptare.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD) e dënon aktin e ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe në Batajnicë, pranë lokacionit ku u gjetën në varrezë masive trupat e mbi 700 shqiptarëve të vrarë në vitin 1999 nga forcat ushtarake dhe policore të Serbisë.E konsiderojmë këtë një akt përçmimi të kishës dhe autoriteteve serbe ndaj viktimave shqiptare të këtij akti gjenocidal të Serbisë”, thuhet në reagimin e MPJD’së.

    Në reagim thuhet se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës dhe Serbisë derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e kryera ndaj shqiptarëve në Kosovë.

    “Në vend të ndërtimit të një pllake përkujtimore ndaj viktimave të pafajshme të varrosura në këtë vend ku ishin përpjekur ta fshehnin krimin shtetëror, Serbia vazhdon të provokojë me akte të tilla, si dhe refuzon të tregojë për fatin edhe të mbi 1600 shqiptarëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës. Nuk mund të ketë asnjë marrëveshje paqeje e pajtimi mes Kosovës e Serbisë, derisa kjo e fundit nuk i pranon krimet e bëra ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe derisa nuk kërkon falje për këto krime, duke i ndjekur dhe dënuar shumë nga kriminelët e luftës që i ka amnistuar”, thuhet tutje në reagim./GazetaExpress/

    Nga Rubrika
    Kronika04 Mars 2026
    Dy persona janë rrahur mes vete, si pasojë e një mosmarrëveshjeje në komunikacion në Fushë Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...
    Kronika04 Mars 2026
    Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej pas vetaksidentit që kishte pësuar në autostradën “Ibrahim...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-kryetari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, ka folur për FrontOnline për një shkuarje eventuale të vendit në zgjedhje të reja,...
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.