×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Ministri Zemaj prezanton manualin për mbrojte nga Covid-19

    FrontOnline
    15 Qershor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për medie në të cilën ka shpalosur manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit, raporton Front Online.

    “Po e ndajmë me ju manualin për mbrojtje nga virusi. Është një dokument i cili do të përditësohet, varësisht nga situata dhe do të plotësohet bazuar në të dhënat e reja shkencore”, ka thënë Zemaj në një konferencë për shtyp.

    Manuali përmban material nga profesionistët shëndetësorë dhe nga OBSh-ja.

    Zemaj ka thënë se ky manual përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi dhe veprimtaritë e tjera.

    “Ky është përgatitur në bazë të njohurive dhe duke shfrytëzuar njohuritë e organizatave. Do të parandalojë përhapjen e virusit kurse përmban udhëzime për udhëtime, gastronomi, vendvotimet, qendrat tregtare dhe veprimtaritë që po lirojmë”, ka thënë Zemaj.

    Ministri ka kërkuar zbatimin e këtij manuali.

    “Përdorni dhe zbatoni manualin, përdorni maskat, mbani distancën dhe mbani higjienën. Këto janë armë të thjeshta por shpëtojnë jetë dhe na ndihmojnë të kthehemi në normalitet”, tha ai.

    Ministria e Shëndetësisë do ta shpërndajë manualin në të gjitha institucionet qendrore e lokale. /Front Online/

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/264540351468152/?v=264540351468152&notif_id=1592219340678766&notif_t=live_video

     

     

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.